Flash News

KRYESORE

Olti Curri mbështet deputetin e ‘VV’: I lumtë dora që i ra pseudogazetarit

Olti Curri mbështet deputetin e ‘VV’: I lumtë dora që

Blogger-i Olti Curri ka dalë në krah të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, pas goditjes me grusht që ai i bëri deputetit të Nismës, Milaim Zeka.

Curri e quan Zekën pseudogazetar, thekson se askush nuk mund drejtohet dikujt në një debat publik me fjalët lopë, hajvan dhe idiot, siç Zeka bëri ndaj Krasniqit.

“I lumtë dora këtij tipit që i ka rënë në grusht pseudogazetarit Milaim Zeka... Lopë, hajvan, idiot, nuk ka të drejtë askush t'ja thotë tjetrit publikisht aq më shumë në një debat publik televiziv”, shkruan Olti Curri.

Dy partitë politike në Kosovë kanë reaguar për ngjarjen duke bërë thirrje për qetësi.

Dhuna në emision, Lëvizja Vetëvendosje kërkon qetësi por nuk kursen akuzat ndaj Zekës

Të fundit