Flash News

KRYESORE

Olti Curri për “Në kurthin e Piter Pan”: Një dështim njerëzor

Olti Curri për “Në kurthin e Piter Pan”: Një

"Në kurthin e Piter Pan" është emisioni më i ri në Tv Klan, i cili prej disa javësh tashmë ka arritur të fitojë zemrat e publikut nëpërmjet fëmijëve kureshtarë dhe të ëmbël. Por një pyetje e bërë disa herë në puntata të ndryshme duket se ka revoltuar Olti Currin, i cili është shprehur me tone të ashpra ndaj produksionit, skenaristëve dhe prindërve të fëmijëve.

“Ne qofte pyetje e mesuar femijeve nga skenaristet, eshte turp profesional.

Ne qofte pyetje e mesuar nga vete prinderit e femijeve eshte turp personal.

Ne te dyja rastet eshte deshtim njerezor i atyre njerezve qe ne qofshin me komplekse apo te frustruar personalisht ndaj punes, arritjes, shkelqimit apo suksesit profesional apo personal te dikujt nuk duhet ta transmetojne tek femijet. Ata (te pranishem ne keto formate) jane ne nje moshe 4-10 vjeç ku paraja duhet te jete ne kufinjte e subjektives, te njihet si mjet por jo si qellim.

Femija nuk ka dhe ne nje shoqeri civile nuk ka çfare i duhet burimi i parave, menyra e fituar kur perballe ka artiste kengetare prezantues apo çfaredo lloj profesionisti. Femijet vete kane nje perceptim qe me pak leke blihen pak gjera me shume leke blihen shume gjera, kaq.

Sa me shume i ndyejme mendjen e femijes me keto terma, aq me llum do jete e ardhmja e tyre.

Skenariste, organizatore, prinder...duket qe pyetja mbi leket e Agneses dhe Ledines ishte nje kureshtje e semure, zili apo thashatjemnaje e juja.

Nuk e di ku leshin e Currit jane keto shoqata psikologesh qe jane gati te protestojne apo shfaqen publikisht me shpejt per nje film vizatimor japonez sesa per kete "vrasje" qe po i behet ne ekran femijeve...!” shkruan Olti në Facebook.

Të fundit