Flash News

KRYESORE

Olti Curri reagon për debatin me Alketën: Ata bëjnë humor me sikletin e Xheison

Olti Curri reagon për debatin me Alketën: Ata bëjnë humor me

Olti Curri ka qenë një ndër të vetmet personazhe publike që ka folur hapur për nismën që ka marrë Alketa Vejsiu me produksionin për të ndihmuar Xheisonin. Në një video live në Instagram , Olti Curri ka reaguar duke thënë se Xhesionin duhet ta paguajnë njësoj siç kanë paguar të tjerët që janë të famshëm.

Ai madje thotë që produksionin e shfrytëzon sikletin e Xheisonit:

“Ai kërkon lokoped për të rregulluar të folurën. Ai ka siklet kur flet ashtu, megjithatë këtu shfrytëzohet për humor”.

Ndërkohë për debatin me Alketën, Olti shprehet:

“I pajtuar jam me Alketën, s’kam asnjë gjë unë me Alketën personalisht. Thjesht duke ditur eksperiencën e VIP-ave në ‘Dance Ëith Me’, që shumë prej tyre janë ankuar që nuk kanë marrë paret, dhe duke marrë rastin e Xheisonit që është shumë i talentuar, unë mendova që ky çuni të marrë rrogën more vëlla. ë marrë rrogën siç merr Valbona Selimllari, Kledi Kadiu, Albi Nako të gjithë këta që kanë pasur produksione të ngjashme aty, Robert Aliaj që nuk shkon falas, edhe Xheison të ketë rrogën e vet. Përveç se i takon rrogë si çdo fëmije, është më i spikatur se të tjerët dhe i takon dyfish rrogë."

Të fundit