Flash News

KRYESORE

OMN kërkoi procedim penal, Heral Saraçi mbrohet me avokat

OMN kërkoi procedim penal, Heral Saraçi mbrohet me avokat

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar kërkesën e Komisionerit Publik, Heral Saraçi për t’u mbrojtur me avokat. Saraçi kërkoi që t’i jepet kohë avokatit për të njohur aktet, por kjo gjë nuk u pranua.

Kujtojmë që ONM kërkoi procedimin disiplinor të Komisionerit  publik Herald Saraçi nisur nga disa shkelje të konstatuara  në punën  e tij në krye të këtij institucionit por edhe si anëtër i komisionit ‘at hoc’,  që nga korriku i vitit 2017.  

Shkeljet u bënë publike nga gjyqtarja hetuese që në këtë rast  ishte edhe kryetarja e kolegjit Natasha Mulaj, e cila tha se ka vënë në dijeni edhe  e cila u shpreh se me veprimet e tij zoti Saraçi ka penguar veprimtarine e isntitucionit i cili sipas saj ende nuk ka një rregullore për funksionimin.

Lidhur me këtë procedim disiplinor, gjyqtari hetues Natasha Mulaj ka depozituar në datë 26 shkurt 2018, për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor, Raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore. Komisioni Disiplinor përbëhet nga Sokol Çomo;  Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

Të fundit