Flash News

KRYESORE

“On & off”, Channing Tatum dhe Jessie J ndahen sërish

“On & off”, Channing Tatum dhe Jessie J ndahen sërish

Aktori i njohur Channing Tatim dhe këngëtarja britanike Jessie J janë ndarë sërish. Lidhja e tyre ka qenë gjithmonë me ulje-ngritje ku janë ndarë e bashkuar disa herë.

Vetëm dy muaj pasi ishin rikthyer bashkë, dyshja u ndanë sërish.

Një burim për People e konfirmoi lajmin, duke u shprehur:

“E kishin shumë përzemër njëri-tjetri, prandaj e provuan sërish, por kuptuan se është më mirë të vazhdonte secili rrugën e tij. Ishte një ndarje totalisht miqësore.”

Ish-çifti filluan të takoheshin në tetor të vitit 2018, pak pasi aktori i kishte dhënë fund martesës 9-vjeçare ne aktoren e njohur Jenna Dewan.

Largësia dhe roli i tij si baba kanë qenë arsyeja e ndarjes herët e tjera, me siguri nuk ka ndryshuar gjë dhe këtë radhë.

Të fundit