Flash News

KRYESORE

ONM apeloi vendimin e KPK për Bashkim Dedjen, Vasili kritika për Lu e Vlahutin: Reforma në drejtësi dështoi, më mirë heshtni

ONM apeloi vendimin e KPK për Bashkim Dedjen, Vasili kritika për Lu e

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas ankimimit që Operacioni Monitorues Ndërkombëtar i bëri vendimit të KPK-së, e cila konfirmoi në detyrë kreu e Gjylatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Vasili kujton se nderkombetaret heshten,kur mazhoranca perbuzi ONM per anetaret e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shprese ne zhgenjim.

Në fund, deputeti i LSI fton Ambasadorin e SHBA-së dhe përfaqësueesen e BE-së që të heshtin. “Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht, kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen”,- thotë ai.

Reagimi i plotë:

Nderkombetaret heshten,kur rilindja perbuzi ONM per anetaret e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shprese ne zhgenjim. Rilindja perbuzi dhe hodhi poshte muaj me pare sugjerimet e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi.

Ambasadoret e BE dhe SHBA ne Tirane deklaruan me ze shume te larte se ONM do te ishte garancia e integritetit te reformes,pasi ajo ishte perbere nga juriste me integritet shume te larte nga SHBA dhe BE. Rilindja duke perbuzur ONM rrenoi pra reformen dhe integritetin e saj.

Asnje nga ambasadoret nuk foli asnje fjale perpara ketij atentati juridik e moral, qe po i behej reformes. Pra reforma u fut ne qorrsokak dhe ate tanime nuk e beson me kerkush, ajo thjesht nderroi pronarin duke kthyer drejtesine ne prone te rilindjes.

Heshtja e denueshme e djeshme u ka humbur te huajve sot mundesine qe ata te flasin,te preokupohen dhe te sugjerojne. Ambasadoret u tremben qe ti tregojne vendin dhe ti drejtojne gishtin rilindjes si fajtorja dhe shkaktarja e vetme, qe reforma ne drejtesi nga shprese u kthye ne zhgenjim.

Te huajt e humben pra momentin dhe ç'vleresimi i tyre eshte zgjedhja e tyre per te qene njesh me qeverine per kapjen e reformes ne drejtesi. Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht,kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen.

Të fundit