Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Gent Gaba
Tellallët e qeverisë, me njëfarë kënaqësie perverse, po na thonë se vota kundër SPAK-ut për imunitetin e Ballukut nuk e pengoi IBAR-in; ndërkohë që, si në raport ashtu edhe në qëndrimet e shteteve anëtare, u rikujtua qartë se kjo qasje, që ekspozoi hipokrizinë e Ramës ndaj drejtësisë, vijon të mbetet kusht për mbylljen e negociatave.
Në fakt, basti që këta hedhin, me Ramën në krye, është një bast kundër Shqipërisë. Është basti i një pushteti që mendon se mund të luajë ruletë me integrimin, të vendosë mbi tryezë interesin publik dhe të fitojë kohë me kartonët e Parlamentit, ndërkohë që faturën e humbjes ua lë shqiptarëve. Një llastim dashakeq, i ambalazhuar me iluzionin e kontrollit, pasi edhe pse e dinin ndjeshmërinë e aktit që vendosi ish-zv.kryeministren mbi ligjin, ata vazhdojnë ta mbrojnë atë paçavure politike me një kokëfortësi prej të marri, pavarësisht pasojave për vendin.
Por, fatmirësisht, vullneti i BE-së për t’i dhënë një shans Shqipërisë, edhe për arsye gjeopolitike, rezultoi më i fortë se vullneti i Ramës për ta penguar integrimin. Sepse, në momentin kur duhej të zgjidhte mes drejtësisë dhe mburojës politike, ai zgjodhi Belindën, veten dhe pandëshkueshmërinë përpara integrimit.
Tani kushtet janë më të rënda, më konkrete dhe më politike në kuptimin më europian të fjalës, siç është shteti i së drejtës, pavarësia reale e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit të lartë, institucionet demokratike funksionale, zgjedhjet e lira nga presioni i patronazhistëve dhe administratës partiake, media e lirë, prokurime të pastra, kontroll mbi pastrimin e parave, konkurrencë e ndershme dhe administratë publike që i shërben qytetarit, jo partisë. Këto kushte nuk janë pengesë për Shqipërinë; janë leva për të çmontuar autokracinë elektorale që Rama ka instaluar nën maskën e stabilitetit. Sepse çdo kusht europian prek një shtyllë të këtij modeli si kapjen e shtetit, përdorimin e administratës si makineri elektorale, kthimin e Parlamentit në noter të pushtetit, mbrojtjen politike të të paprekshmëve, kontrollin e parasë publike dhe presionin mbi hapësirën publike.
Pra rruga përpara është e qartë. Rama mund të fitojnë kohë duke përdorur kartonët në Parlament në kurriz të shqiptarëve, por nuk mund ta fshijnë aktin e tyre pas tymnajës së propagandës. Më herët se vonë, do të përballen me peshën politike të asaj vote dhe me kushtëzimin e rëndë që dikton faza e re ku ka hyrë vendi. Ndërsa qëndrimi i mbrëmshëm i Gjermanisë, veçanërisht për imunitetin, pra sërish për Ballukun, i mbajtur enkas përpara konferencës Rama–Kos, ishte si përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit.
Të vetëdijshëm se si do të përdorej ajo shfaqje për publikun e pavëmendshëm të këtushëm, ku u shit si triumf i Ramës, pavarësisht sfidës ndaj shtetit të së drejtës dhe korrupsionit që, sipas raportit, ka arritur një stad alarmues nën sundimin e tij, gjermanët në thelb u thanë shqiptarëve se nuk do t’u faturojnë atyre gabimet e qeverisë, duke i lënë në një purgator pa rrugëdalje; por, njëkohësisht, as nuk do t’i harrojnë dhe as nuk do t’i amnistojnë fajet e Ramës, të cilit nuk kanë ndërmend t’ia japin çelësat e Brukselit me duart e palara nga pandëshkueshmëria.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56