Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Vladimir Gligorov
Dallimi bazë mes administratës së re amerikane dhe asaj të vjetrës, me kushtin që të mos ketë probleme shtesë në ndryshimin e pushtetit, sëpaku në fushën e politikës së jashtme, do të jetë kthimi i multilaterizmit.
Administrata e Trampit ishte e prirur për vendime të njëanshme dhe marrëveshje dypalëshe. Edhe për konflikte me organizatat ndërkombëtare dhe mosrespektim të marrëveshjeve multilaterale. Kjo për dy arësye. Njëra ishte politika “Amerika e para”. E dyta, bindja se në raportet multilaterale zvoglohet ndikimi dhe fuqia amerikane. Në matjen bilaterale të forcave besohet se Amerika është më e fortë se cilido vend tjetër.
Sa për shpjegim, fraza politike “Amerika e para” është vetëm një qëllim i përcaktuar i cili duhet realizuar. Ky qëllim natyrisht, nuk është kurrsesi i ri. Sepse politika amerikane përherë ka vënë në plan të parë interesat amerikane. Megjithatë, thënë në mënyrë retorike, qëllimi i përcaktuar në këtë mënyrë sugjeron se politika amerikane para Trampit është udhëhequr nga interesa të të tjerëve dhe jo nga ato të sajat. Le të themi, kur vjen puna të marrëveshjet tregtare. Por edhe në fushën e sigurisë, ose le të themi në atë të ndryshimeve klimaterike dhe në përgjithësi në kontributin për të mirat publike globale.
Këtu dalin dy probleme. Njëri se nuk është e thjeshtë të përcaktosh interesin amerikan, ose interesin e cilido vendi, në mënyrë që ky të jetë interesi i të gjithë amerikanëve ose sëpaku i shumicës. Madje edhe atëherë kur bëhet fjalë për sigurinë, të jashtmen dhe të brendshem, edhe këtu duhet të jenë dakord shumica. Problemi tjetër është se duhen përcaktuar mjetet me të cilët ai interes të sendërtohet.
Marrim përshembull, nacionalistët apo sovranistët që nënkuptojnë se interesat kombëtare ose sovrane sendërtohen nëpërmjet vendimeve unilaterale. Meqë flitet për Trampin, kështu e kupton ai politikën tregtare dhe, para së gjithash përdorimin e doganave. Por meqënëse tregtia ndërkombëtare, edhe sikur të jetë bilaterale është në të vërtetë multilaterale, pala tjetër, ose palët e tjera do të përgjigjen me doganat e tyre ose me masa të tjera mbrojtëse. Natyrisht, doganat, pavarësisht nga fakti sesi përgjigjen ndaj tyre shtetet e tjera, nuk janë patjetër në interes të vendit, kombit, popullit apo, le të themi kështu Amerikës. Mbrojnë njërën anë, zakonisht shumicën, por taksohet tjetra, zakonisht shumica. Pavarësisht nga kjo, nuk dihet nëse do të sigurohet mbrojtja e synuar, sepse duhet marrë në konsideratë edhe përgjigja e palës tjetër.
Kjo është, thënë me fjalë tjera, përse sovraniteti, realisht apo juridikisht, është pikërisht afëtsia për të marrë mbi vete përgjegjësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, në raportet e ndërvartësisë së shteteve, pavarësisht nga fakti nëse merren vendime të njëanshme apo me marrëveshje. Pikërisht Trampi ka justifikuar unilateralizmin nga ana taktike. Nëse nuk është e mundur të arrihet marrëveshja që ai synon, atëherë marrëveshje nuk ka, dhe kalohet, le të themi kështu, në anarki ndërkombëtare, ku vendos raporti i forcave. Ku Amerika duhej të ishte më e forta.
Krahas kësaj këtu është edhe përparësia e marrëveshjeve bilaterale ndaj atyre multilaterale ndërkombëtare. Sepse, është e qartë, në marrëdhëniet dypalëshe të dyja palët kanë njëlloj fuqinë e vetos, e me këtë edhe humbja eventuale amerikane, le të themi, në marrëdhëniet ndërkombëtare është më e vogël. Gjë që duhej të bëhej me marrëveshje bilaterale që janë në interesin amerikan, sëpaku në atë kuptim që të ndreqen marrëveshjet e mëparshme të pafavorshme. Në marrëveshjet multilaterale pesha specifikë eventuale e vetos amerikane është më e vogël, sepse të tjerët mund të bashkohen dhe të lidhin marrëveshje që janë në dëm të Amerikës. Për këtë duhet dobësuar multilateralizmi kudo dhe sadoqë të jetë e mundur.
Administrata e Bajdenit, sëpaku duke gjykuar sipas deklaratave, do ta kthejë politikën amerikane për nga aleatët dhe do të synojë forcimin e raporteve dhe organizatave ndërkombëtare. Le të marrim përshembull, raportet me Kinën dhhe Rusinë, raportet tregtare dhe ato në fushën e sigurisë. Nuk është reale të priten marrëveshje tregtare rajonale në Pacifik dhe në Atlantik në mënyrë që të rritej ndikimi në një sistem të ri tregtar botëror eventual , gjë e cila ishte strategjia e Obamës, sepse një gjë e tillë nuk ka mbështetje as në Amerikë dhe as në Europë, por sëbashu me Bashkimin Europian, do të koordinohet presioni ndaj Kinës që ta harmonizojë politikën dhe normat e saj ekonomike me partnerët e saj më të mëdhenj tregtare dhe financiarë. Gjithashtu, do të forcohet NATO, gjë e cila do të ndikojë në marrëveshjet e ardhshme me Rusinë në fushën ushtarake para së gjithash. Këtu bën pjesë edhe e ashtuquajtura mbështetje të fuqia e butë, le të themi në Bjellorusi dhe në Ballkan, por edhe gjithandej nëpër botë.
Multilateralizmi për fuqinë e madhe, ekonomike, politike dhe ushtarake, është më i përshtatshëm sesa biletaralizmi sepse ndoshta jo sepse fuqia e vetos negative është më e vogël, por sepse pesha specifike e vetos pozitive është më e madhe. Kësisoj qëllimet nuk realizohhen nëpërmjet kërcënimeve dhe heqjes dorë nga bashkëpunimi, por me oferta se nëpërmjet bashkëpunimit me SHBA-të do të rriten dhe do të fitojnë aleatë. Bajdeni synon të rinovojë pikërisht këtë kuptim të rolit të Amerikës.
Sesa sukses do të ketë dhe kur do t’ia arrijë, kjo mbetet për tu parë.
Në Britani ekzistonte shqetësimi se Boris Xhonsoni do të përballet me probleme sepse ka patur marrëdhënie të mira me Trampin dhe se ka dhënë deklarata jo fort të këndshme për liderët e partisë DSemokrate. Por duhet kuptuar se politika praktikisht edhe nuk është personale në mënyrë të panevojshme. Sepse, Joe from Scranton does not hold grudges (Xho nga Skrantoni nuk mban inat).
Bajdeni është në politikë që prej 50 vjetësh kryesisht si senator dhe më vonë edhe si zëvendëspresidnet i shtetit. Ka një eksperiencë të bollshme në politikën ndërkombëtare. Sikur t’i kishte marrë personale kritikat dhe të mosqënit dakord me të, ai nuk do të kishte qenë i suksesshëm në politikë. Krahas kësaj, nuk ka kurrfarë prirje autoritare, gjë që e ndihmon që të mosqënit dakord me të dhe konkurencën të mos e marrë si diçka personale. Dhe nuk është se nuk ka prirje të ndryshojë, ose më mirë të themi të evoluojë, konceptet e tij. Xhonsoni e pohoi këtë duke lajmëruar për bisedën shumë miqësore dhe me shumë përmbajtje që bëri më presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. Kësisoj edhe zoti Vuçiç nuk ka përse të shqetësohet se urimi i tij për Bajdenin, në të cilin falenderonte Trampin për bashkëpunimin e deritanishëm, ka për të lënë përshtypje negative te presidenti i sapozgjedhur.
Kur bëjmë fjalë për Ballkanin, Bashkimi Europian do të ketë mbrojtje më të fuqishme sesa në kohën e Trampit. Duhet pritur një angazhim më i madh i Departamentit të Shtetit, i cili në njëfarë mënyre këta dy vitet e fundit është mbajtur disi mënjanë. Por ama, synimi ka për të qënë si deri tani. Marrëveshje me Kosovën për njohje reciproke dhe bashkëpunim të rritur në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajonin në tërësi.
A do të dijë Bashkimi Europian si ta sigurojë këtë ndihmë të sigurtë amerikane kjo mbetet për t’u parë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38