Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Alfred Lela
Gjakovën, na të Shqipnis’, gjeografikisht e njohim pak; si një stacion në rrugën për në Valbonë. Është ironike në fakt, se si kalojmë në një shtet tjetër për t’u futur sërish në ‘atdhe’, sepse na bie më shkurt rruga kështu (por ky është herbariumi i rastësive shqiptare).
Përfytyrimin e parë për Gjakovën e kam ndërtuar që fëmijë, me një poezi të Kadaresë, ku poeti luante ma fjalën ‘gjak’ në emrin e qytetit (qytet me emër të prerë në mes, gjysmë fjalë, gjysmë plagë, gjysmë britmë). Asokohe gjithaq më kumbonte kënga për një partizane gjakovare të quajtur Ganimet Tërbeshi (Ganimet, moj krenaria jonë). Bajram Currin, më shumë se burrë dhe hero, e dija emër qyteti (shoqëruar me shprehjen që më çmeriste ngaqë nuk e kuptoja ‘karaduzë bajramcurri), pagëzuar pas një babloku me mustaqe, të cilin e kishte vrarë në shpellë të Dragobisë Zogu [satrapi, më i ligu i të ligjve, sipas historiografisë komuniste].
Më vonë mësova se Gjakova dhe Tropoja janë në fakt e njëjta krahinë, e ndarë më përdhunë, dhe njihen si malësia e Gjakovës. Madje se, Presidenti Berisha, në vitet e para të paskomunizmit e kishte hedhur tezën e zëvendësimit të emrit BajramCurr me Malësia e Gjakovës (nuk do kishte qenë keq).
Ajo që mësova për Gjakovën këto ditë është magjepsëse në heshtjen e saj. Për shembull, se shqiptarët nga këtej kufirit, nga ana jonë e Malësisë së Gjakovës, kurohen falas në spitalet atje, se Gjakova ka një Lice artistik me më shumë nxënës se sa i Tiranës, se ka madje një Universitet (çka më duket një teprim) dhe se, prej disa vitesh këtu organizohen Ditët e Nëntorit, nga Fondacioni për Gjakovën, pjesë e të cilit është edhe një gjakovar i tiranësuar, kolegu Ermal Hasimja.
Po shkruaj për Ditët e Nëntorit të këtij viti, sepse isha pjesëmarrës në 2 ndalesa, koncertin e Ermonala Jahos dhe frontman-it të grupit “Jericho”, Petrit Çarkaxhiu. Dy zhanre të ndryshme, por pa asnjë gënjim, të dyja ngjarje kulturore që i kalojnë kufijtë e Gjakovës, dhe në rastin e Jahos edhe të Kosovës apo Shqipërisë.
Më shumë se koncertet në vetvete, ishte ngjizja, konceptimi, shpirti që lëvizte fijet që bëhen materie, që shihej e ndihej. Të gjitha këto bëhen ajo sipërmarrje, private por publike, që flet aq shumë për nismën e individit në liri, për dëshirën për të bërë gjëra që shkojnë përtej vetes dhe i përkasin komunitetit. Është një gjë që, këtu në Shqipëri, e kemi harruar në favor të fitimit të shpejtë, krenisë me materialen, dhe një bjerrjeje të pandalshme të asaj që është jolëndore (unreal estate sic e quan Octavio Paz). Kam marrë pjesë, për shembull, në një event në një qytet të vogël verior të mbiquajtur ‘Sofra’ por, çfarë trishtimi, kur kuptoje se grumbullimi, më shumë se një shpërfaqje e publikes së përbashkët, e vlerave të komunitetit, e dejeve të traditës, ishte një zijafet mishi e rakie, shoqëruar me rapsodi, për pushtetarët lokalë ose për biznesmenët e zonës, që kishin hedhur lekë për këngët, mishin, rakinë dhe vetë sofrën.
Gjakova me Ditët e saj të nëntorit, ishte gjë tjetër, një sofistikim pa rapsodi, një qytet pa kulimëri, një qëllim i mirë i transportuar deri në fund si i tillë. Aq sa, me shaka, i thashë Hasimjes se, në një ripërcaktim eventual të kufijve Gjakovën duhet ta marrim ne (për ta prishur sigurisht, se ne këtej nuk rregullojmë gjë).
Këta rreshta i shkruaj me përunjësinë e dikujt që i bindet së mirës dhe të bukurës, e shquan dhe pranon atë kur e bëjnë të tjerët. Do të doja shumë të kisha patur kohë dhe mundësi të ndiqja, për shembull, edhe koncertin e një Ansambli arbëresh fundjavës që shkoi, apo Panairin e Librit, organizuar në mënyrë krejt origjinale. Çdo botues në Panair strehohet në një bar/kafe në Çarshinë e Gjakovës, dhe aty i ekpsozon lexuesit dhe autorët, në këtë përzierje që përgjithmonë i ka shoqëruar, si shkruesit dhe lexuesit, kafe, çaj, alkool dhe libra. Imagjinoni këta dhjetra ishuj letrarë që ndriçojnë nëpër Gjakovë, të quajtur Panair libri, krahasuar me Hanin e Bishtanakës, në të cilin është shndërruar i përvitshmi Panair këtu në Tiranë, një hapsanë shtyrjesh, një ankanad shkrimtarësh si kuaj dhe lexuesish si blerës.
Kështu pra, i dashur qytet i (ri)gjetur i Gjakovës, nga Çarshia e Tiranës, ku tani po ma turjelon veshin, në të njëjtën kohë, një këngë që ngrihet drejt qiejve [në arabisht] dhe një trapan që më ulet deri në lukth, falmeshëndet!
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56