Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Armand Maho
Është fakt se Belinda Balluku është aty ku është, si shkak i lidhjeve me krimin e organizuar të Tiranës, i cili me sa duket e mban peng Ramën me muhabetet apo pazaret e vjetra të narkotrafikut, të cilat datojnë që kur ai erdhi në krye të Ministrisë së Kulturës. Ndërhyrja e tij në luftën e bandave të Tiranës dhe nderet që i bënë asokohe eksponentë të ndryshëm, ka ardhur koha t’i lajë sot.
Është rasti tipik se si, një kryeministër i kapur mbahet peng, dhe promovon një përfaqësuese të bandave, apo mbetjeve të tyre, në rangjet më të larta të qeverisë duke i vënë në tavë buxhetin e shtetit dhe bashkë me të edhe taksat e atyre që këpusin rrashtin tërë ditën për të paguar haraçet që ndryshojnë nga muaji në muaj.
E parë në këtë prizëm, hetimi i nisur nga SPAK, që me shumë gjasë mund ta çojë pas hekurave njeriun më të përfolur për korrupsion të këtyre 34 viteve, duhet të ishte një lajm i mirë.
E megjithatë kjo nuk vlen për ne!
Në rast se ikën Balluku, Rama patjetër do ta zëvendësojë me një gur tjetër shahu, nga ato që ai i mban në xhep dhe i teston, jo për besnikërinë, por për kamikazërinë e tyre. Pra, me pak fjalë, arrestimi i Belinda Ballukut nuk do të ndryshojë asgjë.
Fundja çfarë ndryshoi se u fut Ahmetaj në hetim, për të cilin u ngritën jo më pak akuza se për Belën? Po arrestimi i Veliajt çfarë solli? Po ai i Beqes, i Kokës, Tahirit, e më the të thashë... Asgjë!
Kjo ndodh sepse, siç e thamë më lart, ata janë vetëm gurët e shahut, që e shumta mund të përplasen mes veti, por në asnjë rast hetimet nuk shkojnë tek ai që i lëviz dhe harton strategjinë e fushës.
Edi Rama e ka bërë zakon tashmë të sillet sikur nuk di gjë, s’ka parë gjë dhe s’ka ditur se çfarë ka firmosur. Por, sado që ai të fshihet pas paditurisë, s’mund të thotë që nuk e dinte për trafikun e drogës që bënte Saimir Tahiri, për aferat e Ben Ahmetajt, Lefter Kokës apo Erion Veliajt. Ashtu siç s’mund të kalojë pa u vënë re se ne vazhdojmë të paguajmë çdo ditë për energji që nuk e marrim nga anijet e Bangladeshit, “peshqesh” nga Juri Kim, apo për PPP-të, koncesionin e Llogarasë, tenderat e Shëndetësisë e kështu me radhë.
Delegimi i firmës te Balluku, Ahmetaj, Erion Braçe e me radhë, nuk e përjashton nga përgjegjësia, jo vetëm politike e morale, por edhe penale.
Një shef shërbimesh sekrete, i një prej ambasadave të një vendi me rëndësi në BE, po e artikulon gjithnjë e më dendur nëpër tryezat politike dhe mediatike, se Rama nuk e ka të gjatë pas Ballukut. Pra, mos të jetë si ato raportet e ODHIR që evidentojnë pabarazi në zgjedhje, shkrirjen e partisë me shtetin për të manipuluar votën, presionin e bandave ndaj votuesve, përdorimin e parave të drogës, dhe në fund nuk jepet asnjë zgjidhje.
Jo.
Rama nuk ka asgjë më pak se Lukashenko i Bjellorusisë apo Maduro i Venezuelës. Ai thjesht po përdor arritjen historike të anëtarësimit në NATO për të konsoliduar pushtetin e tij, për të pastruar paratë, për të vjedhur qytetarët, për të shembur sistemin demokratik, për të shpopulluar vendin dhe për të shpërbërë opozitën.
Paraja nuk njeh ngjyrë. Në këtë vend është i lirë t’i pastrojë edhe narkotrafikanti, edhe terroristi, edhe mashtruesi. Mjaft që SPAK të hapë regjistrat e QKB-së dhe aty do të shohë lidhjet direkte apo indirekte të atyre që s’kanë lënë resurs të këtij vendi në këmbë, me organizatat kriminale.
Parë në këtë prizëm, hetimi apo arrestimi i Ballukut është një lajm i mirë, por për aq sa vlen. Sepse askush të mos shpresojë se, për sa kohë ky hetim nuk shkon deri te Rama, do ndryshojë diçka, dhe këtë ta kenë të qartë edhe SHBA e BE që e kanë lënë të livadhisë. Ta kenë të qartë se Rama e ka kthyer këtë vend në një “hale” të qelbur, jo për të mbrojtur interesat e tyre, por ato të krimit. Shqipërisë ai tashmë ia ka bërë dëmin e madh, po kur të shohin se çfarë u ka bërë dhe atyre, do të jetë shumë vonë.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56