Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë

Gentian Gaba
Mënyra më e mirë për të relativizuar aktin e Edi Ramës për të penguar me votë drejtësinë në Parlament, duke u bërë pengesë për SPAK për çështjen Balluku, është nxitja e një debati shoqëror mbi korrupsionin, ndërkohë që vendimmarrja që u bë pengesë për integrimin, duke ngritur 83 kartona, ka emër dhe përgjegjësi të qartë. Ky nuk është një debat që mund të përdoret si analizë sociologjike për të ndërtuar narrativa mbi “kulturën” e një vendi, por një moment që kërkon veprim politik dhe institucional për të adresuar një shkelje konkrete.
Në fakt, këtë debat e ka mbyllur në gjenezë vetë Bashkimi Europian, me miratimin e kritereve të Kopenhagës, që janë standardet bazë që çdo vend duhet të plotësojë për t’u anëtarësuar në BE, dhe Shqipëria e ka marrë këtë angazhim kur nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, kur u bë vend kandidat dhe kur ka çelur negociatat, me ngathtësinë e diktuar nga problematikat e qeverisë Rama.
Duke ndërmarrë këtë rrugëtim, Shqipëria, ku konsensusi i brendshëm për integrimin ka tejkaluar këto dekada pritshmëritë e teknokratëve të radhës që kanë mbajtur pozicionin që mban sot zonja Kos, ka ndërmarrë një proces reformimi të ngadaltë, por këmbëngulës, për të përmbushur kërkesat e Brukselit dhe vendeve anëtare si një proces tjetër shtetformimi, guri i kurorës i të cilit është Reforma në Drejtësi. E kërkuar, e mbështetur dhe e bashkëfinancuar nga BE, rezultatet e të cilës, megjithë defektet dhe vonesat e saj, janë të vetmet “kutiza” ku në raportet e Komisionit Europian është vendosur një shenjë pozitive dhe Shqipëria ka kryer progresin e nevojshëm për të parë dritë në fundin e tunelit të integrimit.
Pavarësisht se vëmendja kombëtare dhe ndërkombëtare mbi këtë reformë ka qenë kryesisht e fokusuar te SPAK dhe GJKKO, duke lënë në hije problematikat reale të juridiksionit të përgjithshëm që prek jetët e qindra mijëra shqiptarëve, ajo shërbeu si një zgjidhje për të adresuar nyjen gordiane të tranzicionit, që brenda dhe jashtë vendit është konsideruar pandëshkueshmëria dhe korrupsioni i niveleve të larta.
Pra, një proces inxhinierimi politik ndërkombëtar, përmes të cilit u adresua thembra e Akilit e këtyre tre dekadave, në përpjekje për ta bërë vendin të integrueshëm dhe në pajtueshmëri me kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, si një zgjidhje reformuese që nis nga lart poshtë, pra duke goditur korrupsionin që buron nga zyrat më të larta të shtetit, pasi, si në tango, për të bërë korrupsion duhen dy vetë: ai që paguan për favore dhe ai që ushtron një detyrë publike. Dhe me ngritjen dhe konsolidimin e këtyre institucioneve, duke rimëkëmbur shtyllën e drejtësisë, që është kusht sine qua non për një demokraci funksionale, bashkë me ekzekutivin dhe legjislativin, vendi do të ecte me këmbët e veta, duke e kapur demin prej brirëve, jo prej bishtit.
Funksionalizmi i këtij rrethi virtuoz, pra një drejtësi që balancon pushtetet e tjera si në çdo vend të BE-së dhe vepron si parandaluese dhe ndëshkuese ndaj funksionarëve të lartë, do të ndalonte vorbullën vicioze që ka thithur energji, burime materiale dhe njerëzore, duke shpërngulur drejt vendeve të tjera të botës një pjesë të madhe të popullsisë sonë.
Në këtë proces, shqiptarët, mentaliteti i të cilëve fshikullohet nga zonja Kos, kanë mbështetur me shumica dërrmuese drejtësinë, në veçanti SPAK dhe GJKKO, pikërisht sepse donin fundin e pandëshkueshmërisë dhe luftë frontale ndaj korrupsionit, jo të kundërtën. Pra, ndryshe nga zonja Kos, shqiptarët i kanë besuar premtimit të BE-së dhe SHBA-së se reformimi i drejtësisë ishte në interes të shoqërisë sonë.
Ndaj, ky debat për mentalitetin e popullit tonë, në një shoqëri që mbështet drejtësinë dhe integrimin në BE përmes reformave që synojnë të transformojnë për mirë shoqërinë shqiptare, është ose naiv, ose një përpjekje dashakeqe për të relativizuar qëndrimin e Edi Ramës dhe shumicës së tij parlamentare kundrejt kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zv/kryeministres Balluku.
Një akt politik që Rama dhe shumica e tij parlamentare e morën me vetëdije, në kundërshtim me paralajmërimet e ardhura nga Brukseli dhe qendrat e pushtetit politik europian, që e njoftuan atë paraprakisht për pasojat në ecjen e negociatave. Ngecja e Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR), që nuk u miratua nga Këshilli i Bashkimit Europian pas sulmit frontal të Edi Ramës ndaj drejtësisë, nuk ishte shprehje e vullnetit të shoqërisë shqiptare, por shprehje e vullnetit politik të Edi Ramës, që zgjodhi mbijetesën e tij në vend të negociatave me BE.
Keqkuptimi i zonjës Kos, me dashje apo pa dashje, nuk mund ta spostojë as debatin, as fajin e qeverisë te populli. Ky do të ishte një dënim kolektiv për përgjegjësitë e një personi të vetëm, që prej 2013-ës ka në dorë timonin në drejtimin e punëve të vendit dhe e vozit shtetin si një autokrat hileqar, që në eskursionet e tij ndërkombëtare sillet si artist liberal, ndërkohë në Shqipëri e përdori demokracinë si një tramvaj për konsolidimin e pushtetit dhe tani që ka arritur në destinacion, me një pushtet autoritar, të korruptuar dhe klientelist, vendosi të zbresë prej tij ditën kur iu kërkua të lëshonte bashkëpunëtoren e tij të ngushtë, Belinda Ballukun, që është veç një tjetër alias i tij në sferën publike.
Ajo që shqiptarët presin nga zonja Kos është të vendosë gishtin në plagë, ashtu siç kanë bërë shefat e saj, vendet anëtare të BE-së, që e ngelën në klasë Edi Ramën kur u bë pengesë për drejtësinë. Jo të justifikojë korrupsionin e politikanit të vetëm që ka drejtuar me grusht të hekurt vendin këto 13 vite, duke e kthyer në një autokraci elektorale, ku fusha e lojës nuk është e barabartë dhe vija ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet është një kufi inekzistent.
Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri në 13 vite, por Edi Rama ka qenë emëruesi i përbashkët i një vendi ku kriminelët futen në parlament, krimi i organizuar depërton në polici, fushat anembanë vendit mbillen me kanabis, fondet e BE-së për bujqësinë vidhen, strategjia e BE-së për menaxhimin e mbetjeve shkrumbohet për t’i hapur rrugë inceneratorëve korruptivë që nuk ekzistojnë, rrugët e BE-së mbushen me azilkërkues shqiptarë, fondet e BE-së për sigurinë kibernetike menaxhohen nga një grup i strukturuar i marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa demokracia funksionale, standard themelor i Kritereve të Kopenhagës, është asfiksuar. Duke i dhënë atij mjetin për të ripërtërirë veten pa marrë përgjegjësi politike, për t’i prezantuar takimet elektorale formale si një amnisti për keqbërjet politike. Dhe tani që SPAK mbërrin te zyra e tij, me forcën e kartonave, ai i heq mundësinë shqiptarëve të brendësojnë një leksion perëndimor të domosdoshëm për të transformuar shoqërinë në raport me pushtetin dhe drejtësinë e reformuar, atë të barazisë para ligjit.
Ndaj, pengesa e padrejtë që po i bëhet aspiratës së një populli për t’u integruar në BE ka emër; të tjerat janë alibi që hedhin në erë besimin e shqiptarëve te institucionet e BE-së dhe te ato që qytetarët europianë kanë financuar me taksat e tyre në Shqipëri.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56