Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Alfred Lela
Kosova është e re në gjithçka, përveç aspiratave. Ndërsa sot festoi 17 shkurtin e 18 viteve më pare, kur Hashim Thaçi e shpalli, në sallën e Kuvendit të Republikës, shtet të pavarur dhe demokratik, shteti më i ri në Europë ka shumë për të shënuar. Më së pari në atë që një analist e quan ‘shteti më i vogël me demokracinë më të madhe në Ballkan’, shprehje ku nuk ka aspak lojë fjalësh.
Republika me më pak se 2 milion banorë, një pjesë e të cilëve u përkasin etnive të ndryshme, jashtë shqiptares që përbën shumicën, në më pak se 2 dekada jetë politike dhe institucionale të përcaktuar nga intervalet zgjedhore, është kthyer në shembull për një rajon i cili te zgjedhjet ka thembrën e Akilit.
Në një ritual ‘skandinav’, Kosova i bën zgjedhjet, i mbyll në orën e caktuar, e nxjerr rezultatin deri në mesnatë dhe, mëngjesin e së nesërmes, humbësit dhe fituesi kanë shkëmbyer mesazhe urimi duke vijuar të jenë kundërshtarë, por duke njohur themelin e demokraicsë se, pa zgjedhjet e lira në mes kundërshtarët janë armiq.
Habitshëm krejt për siujdhesën tone, ku përballjet zgjedhore janë të gjata dhe sifilitëse, sa lufta e Trojës, në Kosovë, kur rezultatet nuk janë bindëse, kur mund të fusësh në to tehun e dyshimit, bëhen zgjedhje të reja.
Shpesh, habia e një vendi të shkrumbuar nga konflikti, që ngrihet mbi veten dhe nuk lë një konflikt të ri të bëhet vendimtar, ngre pyetje që nisin me si apo pse. Edhe një ngjarje dramatike, si arrestimi i krahut politik të ish-Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, që e trysnoi peizazhin politik të Prishtinës, nuk arriti që ta minonte përballjen nëpër garat zgjedhore.
Edhe pse e plagosur nga këto arrestime, jo vetëm politikisht por mu në zemër të historisë dhe zanafillës së saj, Kosova sheh përpara duke mos e harruar se nga vjen dhe sa prej kësaj prejardhjeje i takon luftës, sakrificës dhe mbijetesës.
Është ky shpirt-sfinks që del nga hiri i betejave të historisë që shihet, jo vetëm të zgjedhjet, por edhe te skuadra e futbollit. Edhe pse i ka dhënë Shqipërisë djemtë më të talentuar të dekadave të fundit, Kosova ka mujtë me kriju një skuadër me dinjitet, që pret të luajë 2 ndeshje play off për të ëndërruar një vend në finalet e Botërorit.
Bukuria e këtij fati, apo vepre, është një gjë më vete.
Kosova është një vend serioz, një republikë në këmbët e veta, një shtet që rri në tavolinën e kombeve, si Hirushja që e ka gjetur këpucën të cilën ia pat grabitur historia.
Askund më serioze nuk është Republika se te përfaqësimi i lartë politik, shëmbëllyer në figurat e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
Në Samitin e Davosit, ngjitur me Presidentin Trump zonja Osmani bënte krenar çdo shqiptar, me përmbajtjen e një gruaje që e di vendin e saj, me hijeshinë e një shtetareje që i ka hije vendi dhe sidomos me të vetëndjerët dhe vetësigurinë e një madame që e di se përfaqëson më të mirën e ‘fisit’ shqiptar, në kodet e të cilit thuhet se, si burrit dhe gruas duhet me u pasë hije ndeja. Ndryshe nga krerët ballkanikë, ku shqiptarët shquajnë me përulësinë deri në tokë ndaj krerëve të shteteve të mëdha, sidomos amerikanëve, Vjosa në Davos dukej sikur po rridhte forcën dhe hijen e lumit që ka në emër.
Sa për Albin Kurtin mund të thuhet shkurt se ai e ka jetuar parabolën e Vetëvendosjes, me gjasë të shpikur prej tij vetë, ‘nuk ban me e vjedhë shpinë tande’. Kjo është arsyeja se pse Kurti, në ballafaqimet me të ‘huajt e mëdhenj’, shfaqet i patrazuar-dhe kryeneç për një vend të vogël, thonë shumë. Ai e di se ATA, të mëdhenjtë, mund ta shohin nga lart poshtë për madhësinë e shtetit, por për shtatin e një burri i cili matet me karakterin, nuk kanë ç’i thonë. Si një burrë që nuk e vjedh shtëpinë dhe popullin e vet, Albin Kurti nderon veten dhe Kosovën.
Kjo është Kosova sot, gjasa e bashkimit me të cilën dikur pritej me buzërrudhje në Tiranë. Siç ka rrjedhur historia, kanë ndryshura kahjet.
Sidoqë të jetë, 18 vjeçares ‘më të bukur prej krejtve’ i urojmë mijëravjeçarë!
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56