Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Alfred Lela
Disa gazetarë, të shtyrë nga shefat e redaksive, apo edhe nga prova se emrat sjellin klikime, nuk përtojnë të pyesin, siç bënë sot në konferencën për shtyp të shefit të opozitës, për emrin e ‘kryeministrit teknik’. U bashkohen disa opozitarë, të cilët, i paduruar dhe naiv siç është protagonizmi, duan të jenë pjesë e ngjarjeve ende pa lindur ato.
Te përgjigja e Berishës gjendet vija narrative që duhet të ndjekin opozitarët, në mos duan t’i shërbejnë Ramës. Sepse çdo pseudongjarje apo lajm hibrid, që u mbivendoset njëqind e një të zezave që ka në banak, e vijon, Mapoja qeveritare, ka për qëllim zvogëlimin e këtyre skandaleve dhe zëvendësimin e asaj që është alarmante, me diçka tjeëtr që është qesharake.
Nuk ka ndonjë të re tashmë në faktin se, sa herë ka zgjedhje parlamentare, sa herë i vjen radha Presidentit, Avokatit të Popullit, apo çdo lloj funksioni për të cilin ka njëfarë gare, veshët e publikut dhe orekeset e tahmaofiqarëve dalin përmbi Dajt dhe bëhen antenat që emëtojnë dëshirën e madhe për me u pa, për me kenë, për me u folë për mu'.
Kauzës, dhe as qëllimeve të opozitarëve, nuk u intereson kjo. Zëvendësimi i projektit opozitar për një qeveri të ndërmjetme, pa Ramën në krye, që lejon një periudhë ftohjeje të motorit të kurdisur për të kërdisur zgjedhjet me anë të vjedhjes, me emra burrash, seriozë apo sharlatanë, grash ambicioze apo desperate publicwives, që duan, apo nuk duan fare, të bëhen kryeministra teknikë, e kthen odisenë opozitare për të arritur te gara e ndershme elektorale, në vodëvil qeveritar ku shumë miklohen e të gjithë e hanë.
Nuk kërkohet një kryeministër teknik, as kërkohet një qeveri për të kaluar radhën, as një marrëveshje për të shtrënguar duart dhe pastaj po ato duar për t’i lidhur në fyt të zgjedhjeve; kërkohet një armëpushim serioz dhe i vërtetë, jo mes palëve, jo mes PD dhe PS, jo mes Berishës dhe Ramës, por mes idesë së qeverisë që del nga zgjedhjet e lira, dhe një grupi parapolitik që bën si qeveritar, por nuk janë më shumë se një bandë gangsterësh.
Emrat janë vetëm shashka për të kompleksuar një publik të çoroditur, i cili duket se harron që emrat nuk kanë ndonjë peshë apo kuptim më shumë, se ata që Edi Rama shqipton në kuvendet e partisë së tij, dhe sheh tek eksponentë të lartë socialistë hutohen, djersijnë, lagen, pa ia patur haberin se pse, qysh e tek.
Këtë teknikë Edi Rama nuk duhet lejuar ta përdorë edhe kundër Partisë Demokratike. Dëshira e opozitarëve, të malluar për një detyrë dhe ëndërrimet-jo dhe aq djaloshare-për kryeministri apo drejtori, nuk duhet të zëvendësojnë atë që është e përbashkët dhe ka vetëm një emër: largimin e një qeverie që, duke vjedhur dhe korruptuar, ka tradhtuar shqiptarët pa dallim politik, fetar apo krahinor dhe ka tredhur vendin.
Ideja e qeverisë teknike nuk është ajo e një sheshpushimi për të marrë veten, por stacioni ku, nuk ndalohet por vijohet, për ta çuar Edi Ramën në pension apo azil, dhe për të rikthyer në Shqipëri institucionin e shenjtë të zgjedhjeve të lira.
Ku njerëzit zgjedhin me vullnet të lirë, pa frikë, dhe nuk shqyhen si qentë.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56