Flash News
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, vogëlushja e përlotur mesazh Ramës nga protesta
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital
U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga dallgët te 'Rana e Hedhun', dyshohet për viktima
Alfred Lela
Çka u duk si një hetim për korrupsion në agjencinë shtetërore të shërbimeve digjitale (AKShI) është shndërruar në një nga kërcënimet më serioze ndaj mbijetesës politike të Kryeministrit Edi Rama.
Çështja e SPAK që përfshin Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka ekspozuar, jo vetëm një skemë të sofistikuar të manipulimit të tenderëve, pastrimit të parave dhe lidhjeve me krimin e organizuar, por edhe brishtësinë alarmante të infrastrukturës digjitale bazë të shtetit shqiptar — sisteme që mbështesin shërbimet publike, rendin, financat dhe burgjet. Mbi të gjitha, ky hetim ka rritur ndjeshëm ekspozimin politik dhe penal të vetë Kryeministrit.
AKShI nuk është një institucion periferik. Ai ndodhet në zemër të “shtetit digjital” shqiptar, duke menaxhuar platformën e-Albania, qendrat e të dhënave dhe sistemet kritike të IT-së për Policinë e Shtetit, Thesarin dhe institucionet e vuajtjes së dënimit. Për vite me radhë, kjo agjenci ka vepruar nën varësinë direkte të Kryeministrisë, me mbikëqyrje minimale dhe me një buxhet që u rrit në mënyrë të pakontrolluar. Fakti që sot ky institucion është në qendër të një hetimi penal që përfshin tenderë të manipuluar, fatura fiktive, dhunë dhe rrëmbime duhet të shqetësojë jo vetëm shqiptarët, por edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.
Proceset antkorrupsion ka goditur tashmë figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Ramës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku — dy shtylla të pushtetit të tij — janë marrë të pandehur në afera të ndryshme, por strukturalisht të ngjashme korrupsioni. Kjo krijon një rrezik të qartë politik: në një moment të caktuar, instinkti i mbijetesës personale mund të peshojë më shumë se besnikëria politike. Secili prej tyre mund të zgjedhë bashkëpunimin me prokurorinë për të lehtësuar pozitën e vet.
Një rrezik edhe më i madh qëndron te Ergys Agasi, biznesmeni që vijon të jetë në arrati dhe që nga dosjet e SPAK-ut del si figurë lidhëse mes disa prej aferave më të mëdha të korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Dosja sugjeron kontakte të tij me ish-deputetin socialist Alqi Bllako, kërcënime ndaj ish-ministrit Damian Gjiknuri, si dhe lidhje me grupin kriminal Çopja. Agasi shfaqet jo si një ndërmjetës periferik, por si nyja që bashkon politikën, biznesin dhe krimin, çka i jep peshë reale deklaratës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se ai ishte “koordinatori i grupeve kriminale” në shërbim të Kryeministrit.
Edhe më shqetësuese është se dosja e AKShI-t përmban vetëm një pjesë të vogël të materialeve që SPAK ka sekuestruar nga mjediset e kompanive të Agasit. Rreth 130 regjistrime video, të realizuara prej tij në zyrë, përbëjnë potencialisht një thesar për hetime të mëtejshme, duke rrezikuar seriozisht nivelet më të larta të qeverisë, Partinë Socialiste dhe qarqet e biznesit e krimit në Shqipëri.
Ekziston edhe një realitet institucional që nuk mund të anashkalohet. Me disa ish-ministra dhe kryebashkiakë socialistë në paraburgim ose të dënuar, dhe me drejtues të institucioneve kyçe — si Autoriteti Rrugor Shqiptar, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe tashmë edhe AKShI — në arrest shtëpie, hierarkia e përgjegjësisë po shteron. Në një moment të afërt, logjika e hetimit do të përplaset me pyetjen e pashmangshme: kush mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë sistem?
Procesi i integrimit europian, për momentin, e frenon Kryeministrin nga çdo përpjekje për të minuar SPAK-un përmes ndryshimeve ligjore. Por ndërsa morseta shtrëngohet, gjithnjë e më shumë fati i sundimit të ligjit në Shqipëri do të varet nga presioni diplomatik ndërkombëtar, jo nga vullneti politik i brendshëm.
Çështja e AKShI-t nuk është më thjesht një histori korrupsioni në prokurime apo keqpërdorimi i teknologjisë. Ajo është një provë themelore për të parë nëse reforma në drejtësi është reale — dhe nëse zyra më e lartë e shtetit i nënshtrohet ligjit. Nëse përgjegjësia ndalet para Kryeministrit, mesazhi do të jetë i qartë. Nëse jo, Shqipëria mund të jetë, më në fund, duke u përballur me koston e një sistemi të ndërtuar mbi pandëshkueshmërinë.
Të fundit
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet
3 Qershor 2026, 22:42
Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh
3 Qershor 2026, 22:21
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
3 Qershor 2026, 22:01
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
3 Qershor 2026, 21:38
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
3 Qershor 2026, 21:16
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
3 Qershor 2026, 20:56
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
3 Qershor 2026, 20:34
"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës
3 Qershor 2026, 19:58
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin
3 Qershor 2026, 19:43
Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael
3 Qershor 2026, 19:18
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
3 Qershor 2026, 18:59
Profesionet më të mira për kohë të lirë dhe më pak stres
3 Qershor 2026, 18:48
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa
3 Qershor 2026, 18:16
Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro
3 Qershor 2026, 17:53
Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës
3 Qershor 2026, 17:29
Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit
3 Qershor 2026, 16:55
Trump pranon përplasjen me Netanyahun: I kërkova të ndalonte përshkallëzimin në Liban
3 Qershor 2026, 16:30
Deri në vitin 2030, 45% e grave pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë
3 Qershor 2026, 16:19
Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo...
3 Qershor 2026, 16:01
Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit
3 Qershor 2026, 15:52
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje
3 Qershor 2026, 15:35
Vala e të nxehtit nuk kursen Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit
3 Qershor 2026, 15:09
Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën
3 Qershor 2026, 14:56
Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
3 Qershor 2026, 14:42
Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshajn
3 Qershor 2026, 14:18
A mund të vjedhin hakerat gjurmët e gishtërinjve nga fotot në rrjetet sociale?
3 Qershor 2026, 14:02
Shpërthim në Përmet, plagosen rëndë dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës
3 Qershor 2026, 13:41
Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti
3 Qershor 2026, 13:36
Berlini sinjalizon hapjen e bisedimeve Evropë-Rusi për Ukrainën
3 Qershor 2026, 13:27
Shpërthime në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg
3 Qershor 2026, 13:01
CNN: Armëpushimi SHBA-Iran po sforcohet, rriten sërish çmimet e naftës
3 Qershor 2026, 12:42
Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme
3 Qershor 2026, 12:25
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
3 Qershor 2026, 12:13
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
3 Qershor 2026, 12:11
"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet
3 Qershor 2026, 11:51
Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar nga Rama
3 Qershor 2026, 11:36
Aksident në Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal
3 Qershor 2026, 11:16
Meta lë sërish qelinë, do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
3 Qershor 2026, 10:44
SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakullë
3 Qershor 2026, 10:28
Antonio Costa sot në Kosovë, takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë
3 Qershor 2026, 10:18
Horoskopi 3 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
3 Qershor 2026, 09:51
Traumat në fëmijëri lënë gjurmë në tru
3 Qershor 2026, 09:34
Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin
3 Qershor 2026, 09:23
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
3 Qershor 2026, 08:25
Shënim i gjatë për ata që nuk i zë leximi
3 Qershor 2026, 08:03
33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot
3 Qershor 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Qershor 2026, 07:01
Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet siguria dhe shteti ligjor
2 Qershor 2026, 23:01
Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
2 Qershor 2026, 20:39
Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE
2 Qershor 2026, 18:55
Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!
2 Qershor 2026, 17:11
“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur
2 Qershor 2026, 16:30
Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e gazetarëve në gjyq
2 Qershor 2026, 15:37
Gjermania e shqetësuar për varfërinë, të moshuarit janë më të prekurit!
2 Qershor 2026, 15:16
Pentagoni kufizon aksesin e mediave në zyrën e shtypit
2 Qershor 2026, 14:48
Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë
2 Qershor 2026, 14:40
6 mënyra si rrjetet sociale mund të zbulojnë një narcist
2 Qershor 2026, 14:30
Itali, kamionisti shqiptar humb jetën në portin e Ankonës
2 Qershor 2026, 14:22
Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar grabiti 10-15 mijë paund
2 Qershor 2026, 14:03
SHBA: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme
2 Qershor 2026, 13:50
Aksident në Luginën e Patokut, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
2 Qershor 2026, 13:39
GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do ta çojmë në Strasburg
2 Qershor 2026, 13:28
Bordi i Transparencës “vulos” çmimet e reja të naftës dhe benzinës
2 Qershor 2026, 13:17
Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
2 Qershor 2026, 13:05