Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Gjekmarkaj
Çudi e madhe është të shikosh një tiran të mplakur i cili nuk e kupton se durimi i popullit është vorba ku ha vetveten. Po kaq bezdi t'ja dëgjosh fjalimet e gjata si rënkim pagjumësie, të njohura e të zvetnuara me ritmin e kollës së njomë!
Një gjë e mirë ende nuk i ka braktisur shqiptarët! Ajo mban emrin e asaj pjese të madhe të shoqërisë e cila, nuk e ul kokën e as sytë përdhe, e cila e përbuz frikën, e cila nuk dëshiron t’ja dorëzojë vendin një bande që ka vetëm propagandë e dorë.
Në tregun e poshtërsisë njerëzore, në brazdat e banalitetit, në hojet e ndyra të vesit kjo urdi, ky sekt, që masakron zgjedhjet dhe vullnetin popullor për të shtuar eurot, vilat, llogaritë bankare, tenderat, korrupsionin dhe sundimin, shfaqet besimplotë se, bashkë me 25 Prillin mund të vrasin edhe kujtesën apo ndërgjegjen e qytetarëve të këtij vendi.
Në turravrapin e natës, hajdutët e votës besuan që drita e dialektikës historike nuk do të bjerë kurrë mbi ta, megjithëse j’ua pamë fytyrën dhe vragat e shëmtisë, j’ua shënuam emrin në Zadrimë, Torovicë, Shëngjin, Shënkoll, Lezhë, Mirditë, Kurbin e kudo nëpër Shqipëri.
Një ditë, jo larg, drejtësia do të rivendoset, do të dalë nga kllapia për t’i futur të gjithë në kllapat e saj, frotën dhe skotën, larot, dylmet e shakllabanat, matrahulat e kryemataret, këto rriqna të ndyta në trupin e shtetit të marrë peng!
Nga kjo foltore dua t’ju bëj homazh, të përkulem në shenjë nderimi para të gjithë atyre që nuk u shitën e nuk u blenë, që pështynë mbi kërcënimet dhe paratë e drogës, kudo në territorin e Republikës, por sidomos ndaj banorëve të Lezhës, Mirditës e Kurbinit, kësaj popullsie qëndrestare e rezistente në shekuj, për identitet e autenticitet, për shteformim e demokraci e cila nuk e dorëzoi fitoren e vet.
Shqipëria e ka në sy portretin e hajdutit, i cili mendon se u bë mbret, të bracave që ndihen princër, të kriminelëve që shfaqen si zotërinj oxhakërie, të kukullave mbuluar firmato të cilët sot vetëquhen Kryeministër, ministra, deputetë, Kryetarë bashkish, çirakë të të gjitha ngjyrave, pengamarrës të ndryshimit, konservues të frikës dhe pasurisë së tyre. Shqipëria do të reagojë, ajo do të rezistojë, ajo do të përballet -shënojeni këtë! Ajo e refuzon vdekjen e së ardhmes dhe ngjyrën e zezë të horizontit për fëmijet e vet.
Opozita e Shqipërisë, PD në emër të paqes së përjetshme të martirëve, në emër të të gjallëve të kësaj toke, e konsideron këtë qëndrim një detyrë të shenjtë, shmangia nga e cila meriton çdo mallkim burri dhe gruaje, biri e bije, i cili beson se emri shqiptar i jep nder.
Broshurën e cila fyen çdo program, duke i vjedhur emrin konceptit, e lexova i bindur se çfare do gjeja! Dhe çfarë gjeta?- një përçartje pompoze fjalish produkt i stomakëve prej llastiku, mendjeve të thara, të fytyrave që nuk skuqen e as nuk zverdhen, edhe pse na vunë në dorë një asgjë të quajtur- programi i qeverisë, të cilin e përshëndes me vargjet e Lasgushit "Nga ferra doli një lepur, i ra xha Zykua dhe e la të vdekur"! Ky program, që nuk është program, fillon me qyfyre të tipit “qeveria nuk është zanat, por mandat i deleguar nga populli”, sikur kjo maksimë e liderit qenkësh leva e Arkimedit e cila çon realitetin drejt havase dhe mbaron me urraaa të filmave me luftë të Kinostudios "Shqipëria e re", “gati për Shqipërinë”, “hiç jemudum, o burra bre dudum!
Fraza bombastike, patetike, naive, shëtisin në liridalje absolute, si ushtarë çakërrqejf të dalë nga mejhanja e periferisë, në gjithë atë surrogato tekst apo manifest gënjeshtarësh kronike- dokrra pa kokrra.
Përsëritje të programit të vitit 2009, 2013 me enciklika papale të tepsisë e timonit të 2017 si një masë veshtullore petullash me ujë, tundur me arrogancë e përtesë shëndetligu nga Kryeministri, të cilit injoranca e krenaria i rrinë bashkë si shtati e hija.
Programi për arsimin flet për shkolla të reja ndonëse 1/ 3 e tyre janë rrezik për shëndetin, 50% e tyre nuk kane ujë të pijshëm, në tetë vite asnjë investim substancial për laboratorë, po nuk na thotë sa mijëra fëmijë e kanë braktisur Shqipërinë dhe kush i dëboi?. Na mburret se për arsimin parauniversitar vetëm do japim tekstet falas (një inisiativë e hershme kjo e grupit parlamentar të PD) dhe se do zhvillojmë arsimin profesional. Ku janë rezultatet e Pizas (raporti i të cilit na thotë se analfabetizmi funksional në arsimin 9-vjeçar është 53% dhe pas pandemisë 60 %), sa ka rënë Shqipëria dhe pse?
Asnjë të dhënë nuk ka për rritjen e buxhetit për sistemin Universitar. Asgjë për grevat e studentëve dhe ligjin e Arsimit të Lartë, këtë përmendore marrëzie e politizimi. Asgjë, asgjë për teknoligjizimin e arsimit, sjelljen në epokën e re, asgjë për dështimin e arsimit përgjatë pandemisë, dështim që ende vazhdon.
Librat digjitale kurrë s’u përdorën, e nxënësit nuk u ndihmuan për të bërë mësim online, pa pajisje, pa internet, përjashto kronikat e mediave të propagandës plot ojna, lot e thagma. Mësuesit u lanë në mëshirë të fatit për të kryer të gjitha detyrat me nxënësit dhe pa asnjë mbështetje financiare. Shkruhet për internacionalizim të Universiteteve tona nuk na thotë sa është shuma e vënë në dispozicion nëse ka një të tillë, kush do ta përballojë?
Pra, kemi një pankartë të madhe, bosh nga brenda, fasadë për të fshehur dështimin e ligjit të Arsimit të lartë. Sa lekë u dhanë për mbështetjen e kërkimit shkencor, për bibliotekat e shkollave dhe uniersiteteve, a di kush të na e shuajë kuriozitetin?
Kryetari i Akademise së Shkencave, një Bolshevik ekstremist senil emërohet me puç kushtetues në krye të institucionit, duke e kthyer përfundimisht atë në akçihane ideologjike e nënmediokriteti ku darovitet me fonde, gjoja alokim për projekte shkencore e historike, për të rehabilituar krimet e komunizmit. Aty punësohen pensionistet e PS si Caci , pse jo edhe shoku Gramoz, mbase më vonë të tjerë. Marrëveshjet e Akademisë me Universitet janë të gjitha antiligjore. Agjensitë që duhet të kenë autonomi ligjore janë të gjitha në varësi të ministrisë, edhe pse duhet të shkëputeshin me vakt prej saj. Pas këtij përshkrimi mund të arrijmë në disa konkluzione:
1. Buxheti nuk garanton një sistem arsimor funksional dhe cilësor. Premtimi ka qenë 5% e GDP ndërsa ai aktual është 2,55%.
2. Qeveria nuk ka vullnet dhe as vizion politik për statusin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore.
3.Infrastruktura fizike e shumë objekteve arsimore publike nuk garanton cilësi dhe shpesh është e dëmshme për shëndetin.
4. Sistemi arsimor është thellësisht diskriminues për nxënësit dhe studentët e varfër dhe rrezikon të krijojë “qytetarë të dorës së dytë”.
5. Cilësia e shkollimit është e ulët dhe larg kerkesave të kohës.
6. Me ligjin e vitit 2015 Qeveria braktisi arsimin e lartë, sidomos atë publik.
7. Dixhitalizimi në arsim është prapa botës, madje edhe rajonit! Pandemia e nxorri lakuriq këtë realitet dhe premtimet tuaja! Ku janë tabletet?
8. Qeveria vuri nën kontroll Akademinë e Shkencave, si dhe injoroi shkencën dhe komunitetin akademik prej rreth 7 mijë pedagogësh e kërkuesish shkencore!
Presidenti partizan Sandro Pertini u pat lënë amanet qytetarëve të tij thënien “kur një qeveri nuk bën atë çfarë do populli, ajo duhet larguar edhe me hunj e gurë”! Në rastin më të mirë do të keni fatin e sulltan Abdyl Hamitit që u largua me një karrocë, i veshur tebdil si firaun, nëse këta hunj nuk do të hyjnë ndokund, në rrotat e saj.
*Fjalimi në Kuvend i deputetit të Lezhës
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38