Flash News

OP-ED

Liburni i VV në Portin e Kokainës: Obsesion i Ramës me Kurtin, apo pjesë e hiçit të mrekullueshëm?

Liburni i VV në Portin e Kokainës: Obsesion i Ramës me Kurtin,

Alfred Lela

[Video Editorialin mund ta ndiqni këtu ]

Edi Rama nuk e ka për herë të parë. Ai ka rekrutuar shqiptarë të Kosovës në qeveritë e tij, duke e nisur me Besa Shahinin, ministren e Arsimit, në fund të vitit 2018.

Në fillim të 2019, ai caktoi një tjetër kosovar, Gent Cakën, si ministër të Jashtëm. Shkëlzen Maliqin e pati këshilltar që në qeverinë e parë, kurse Baton Haxhiun njëfarë eminence gri për rajonin dhe Vuçiçin.

Shahini dhe Caka nuk do të mbahen mend për gjë, veç faktit se ishin kosovarët e parë në një qeveri të Tiranës, që nga koha e mbretit Zog, apo kabineteve që pasuan gjatë pushtimit italian dhe gjerman.

Më shumë se një dekadë pas ‘eksperimentit Shahini-Caka’, Edi Rama u rikthye te prishtinalinjtë në Kopështin e tij.

Kësaj radhe, më shumë se përpjekje për ta branduar veten si ‘pionier’, duket se qëllimi është tjetër: rekrutimi i ish-bashkëpunëtorëve të Albin Kurtit.

Në fillim ai emëroi në krye të ShISh Vlora Hysenin, që pat punuar me Kurtin si shefe e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Pak ditë më parë Liburn Aliu, ish-ministër i Kurtit, që dha dorëheqjen në fund të gushtit, u ngarkua me menaxhmin e Portit të Durrësit.

Aliu, ashtu si Hyseni, kalojnë kështu nga paradhoma e Kurtit në atë të Ramës, vëllait- armik të tij.

Të dy në poste kyçe, të ngarkuar me sekretet e shërbimit inteligjent dhe aksesin në Portin e Durrësit, një nyjë e hyrje-daljeve të kokainës me burim vendet e Amerikës latine.

Pyetja që mbetet në këtë rast është: çfarë qëllimi ka Rama?

Një provokim ndaj Albin Kurtit? Krijimin e idesë se po ia gjen ‘tapën’ drogës që hyn në portin e Durrësit? Një interlokutor të ri për narkosit e Durrësit?

Apo, asgjë më shumë se mania e tij e përhershme për të bërë lajm më shumë se punë?

 

Të fundit