Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Alfred Lela
Përtej nevojave bazike si marrja e një vize, udhëtimi te të afërmit, bashkimi familjar, dëshira për punësim në Shtetet e Bashkuara, e me radhë, vendimi i Administratës Trump për të futur Shqipërinë në ‘listën e zezë’ me 175 vende, pret më thellë se aq.
Në këtë listë të refuzuarish, nëse e tejkalon kompleksin etnik, nëse e shmang prirjen për ta përdorur faktin si shigjetë për “qeverinë Rama” dhe, më tej ende, nuk kreshpërohesh me amerikanët që, gjithmonë shohin interesin e vet, gjen lajm diku tjetër.
Në atë listë vendesh të mjera, për të përdorur një shprehje të vjetër te Trump ‘the asshole of the world’, Shqipëria takohet me statusin e vet. Me faktin e ftohtë se, cili është indeksi i saj global, sa e ka temperaturën e trupit gjeopolitik, sa i vlen lëkura në negociatat e mëdha, a i peshon bishti më shumë se sqepari, apo ka një kokë të mbushur me ajër patetizmi që rrotullohet në gjithësi dhe përfundon në vrimën e zezë të hiçmosgjësë, mu si ata satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, që Edi Rama na i hodhi para si lepurin e kapelën e një kurthi, siç bën prej 2 dekadash, ngaqë, fale Zot, aq di të bëjë!
Kjo listë na dëshmon se cila është Shqipëria. Ndajeni si të doni, se kush e ka fajin: qeveria, populli apo e shkreta opozitë, e cila, si prej qeverisë, si prej një pjese të popullit fajësohet kur gjërat nuk shkojnë në Shqipëri, mu siç paraardhësit ideologjikë dhe shpirtërorë të kësaj qeverie, por edhe përdhunuesit e po këtij populli, bënin për 45 vjet. Me kë tjetër, herë me Zogun, herë me klasat e përmbysura, herë me armikun e jashtëm (mos harroni në krye të këtyre të jashtmëve ishte Amerika!).
Kjo listë e hedh në erë pretendimin se ne jemi në Europë, po futemi në BE, do të futemi në BE, herë në 2027 e herë në 2030, datë që ndryshon sipas haluçinancioneve të Ramës me shpurë. Ja ku po ua listoj vendet në Europë dhe Eurorazi që kjo listë përmban: Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Kazakistan, Kosovë, Moldavi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Rusi, Uzbekistan. Këto janë vendet gjeografiksht europiane apo kufieuropiane, me një këmbë në Azi dhe tjetrën në prag të Europës. Nuk janë aty as armiqtë tanë, herë imagjinarë e herë realë, grekët e serbët. Për të mos folur për vendet me origjinë të kontrolluar europiane, si Italia e me radhë.
Pra, ne, në gjeografinë euroaziatike të hartës së përjashtimeve amerikane jemi me kinse apo modemek europianët.
Ky është një shpjegim kontekstual dhe faktual i përrallës me Europë që na tregon Rama, ashtu edhe zyrtarët hermafroditë të BE, të cilët busullhumbur, pluskojnë mes Amerikës, Kinës, Rusisë dhe asgjësë, dhe ankorojnë në Shqipëri gjithë këtë pasiguri, duke e bërë edhe më të pasigurt horizontin e një vendi që nuk ka pikë tjetër ‘mjalti’ përveç euroatlantizimit.
Kjo listë dekonspiron edhe rrenën me bisht, jo vetëm të qeverisjes së mirë, të standardeve e blablablave astronomike që Rama, shërbërorët dhe aleatët e tij, na e thonë përditë nga stomet televizive. Por më shumë se kaq, ul në tokë balonën e shtyrë nga ‘retë në pantallona’ të një iluzioni të vjetër riprodhuar ajrit mediatik sipas të cilit ER është brand ndërkombëtar.
Vendimi i Adminsitratës Trump për ta futur Shqipërinë në një listë turpi dëshmon të kundërtën. Rama dhe qeveria e tij nuk kanë fuqi negociuese, nuk gëzojnë respekt në Uashington, nuk kanë akses në war room-in e vendimeve. Nëse e kundërta do të ishte e vërtetë, vendimi amerikan nuk do të ishte i tillë dhe Shqipëria nuk do të klasifikohej si një vend apandesit, si një jovend, si një bezdi migratore.
Lista amerikane është dëmi më i madh në marrdhëniet publike që i është bërë Shqipërisë në 2 dekadat e fundit. Shqipëria drejtohet nga dikush që bredh poshtë e lart si Robert Çamçakëzi, dikur ia mvishte të ndjerit Fatos Nano, duke i pandehur marrdhëniet ndërkombëtare batuta, atlete, poza dhe një rrotë korrupsioni që duhet vajisur.
12 vite nga kjo sjellje, siç po e shihni, nuk kanë prodhuar progres, por të kundërtën.
Shqipëria është, edhe njëherë, në listën e vendeve që nuk i duhen gjë as dreqit. The ‘asshole of the world’ për të riperifrazuar Presidentin Trump.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56