Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë

Alfred Lela
Kam jetuar në Amerikë, për thuajse një dekadë, dhe e njoh atë vend sa për të kuptuar se Zohran Mamdani, përtej fasadës karizmatike dhe ligjërimit populist, përfaqëson një hipokrit. Edhe nëse i mendon seriozisht ato që thotë, impostimi i tij është hipokrit.
Së pari, është hipokrit qëndrimi i tij kryesor, që u theksua edhe në fjalimin e fitores, se ai është kryebashkiaku i emigrantëve dhe se New York-u është themeluar nga emigrantët etj. Sepse Mamdani nuk mund të ofrojë diçka që Amerika ndërkohë e ka. Askush në Amerikë, as Presidenti Trump, nuk janë shprehur kundër emigrantëve dhe emigracionit. Eshtë gjë tjetër të thuash ‘jemi kundër emigrantëve të paligjshëm; atyre që kryejnë krime, apo që vijnë si kontigjent kriminal nga vendet e origjinës’.
Nuk ka në Amerikë një predispozitë anti-emigrante, sepse ky vend është ndërtuar mbi parimet e një Krishtërimi të dhembshur, që e pranon tjetrin, por sigurisht pret të militojë nën strehën e punës, etikës dhe, ta njohë gjuhën dhe flamurin e Amerikës si të vetin. Amerika është vend i shkëlqyer, jo se është i themeluar nga emigrantët, por se këta emigrantë përqafuan të njëtin parim të Kushtetutës, se Zoti i ka krijuar njerëzit me të drejta të barabarta dhe se ‘the pursuit of happyness’ është një kërkesë plotësisht amerikane.
Nuk ka ende asnjë President, asnjë program, asnjë tezë që shkon kundër këtyre parimeve të etërve themelues, të Kushtetutës, të vlerave të përbashkëta të kombit të madh amerikan.
Për pakicën e dytë, muslimanët, Mamdani mund të flasë më me kompetencë, por kam përshtypjen se vetë statusi i tij i privilegjuar e minon gjuhën ankimtare dhe jakobine. Ai është bir i një familje muslimanësh që në ‘Amerikën përjashtuese’ u është lejuar ambicja, karriera, pozicionimi social, pavarësisht fesë, ngjyrës, prejardhjes së tyre (të dy janë profesionistë në Universitet dhe kinematografi).
Ama, Amerika, një vend të cilin po, e kanë themelur të krishterët, që kanë ikur nga një persekutim që, jo rrallë ka qenë i krishterë, ka të drejtë që në themelet e saj ta ruajë këtë arkeologji apo antropologji. Sepse parimi vlen në të dy kahjet: ashtu siç u thuhet amerikanëve të mos u mësojnë arabëve në Lindjen e Mesme demokracinë, ashtu edhe muslimanëve në Shtetet e Bashkuara mund t’u konsiderohet teprim që të presin instalimin e ligjit sharia, qoftë edhe për mardhëniet ndërmjet tyre.
This is only fair after all, isnt’ it?!
Pakica e tretë, që Mamdani përfaqëson në retorikë, multikulturalistët, janë gjithashtu bij të një agresiviteti kulturor. Sepse, me multikulturalizëm, në qarqet e Mamdanit nënkuptohet e drejta për të fajësuar Perëndimin, krishtërimin dhe vlerat e tyre disa shekullore, që përfaqësohen nga ato univesitete, ato katedrale, ato teatro, ato botime dhe ato varre, dhe për t’u kundërvënë, jo institucionet e një qytetërimi tjetër, por instinktet e tij. Në këtë përballje, institucioni me instinktin, pabarazia e lejon që edhe pala tjetër të reagojë me instinkt. Nuk mund ta fajësosh për këtë.
Pakica tjetër, ajo seksuale (apo gjinore), është edhe më e komplikuara, njëkohësisht më e çmontueshmja. E majta ka kaluar nga ‘seksi i dytë’ i Simoene de Beauvoir te ‘seksi i tretë’ i një të majte postmarksiste, post revolucionare dhe post-seksuale, duke çndërtuar personae sexuae për të ngritur një personazh (jo person) sexual, një gjini të tretë, që kërkon të njihet, të pranohet dhe të imponohet, por jo të analizohet. Të merret si e dhënë tani, njëherë e përgjithmonë. Pra, atë që ua qorton dy sexeve, e kërkon për vete.
Si e tillë, kjo gjini e tretë, e mbrojtur dhe propaganduar nga një majtizëm ekstrem, ka futur një pykë në mes dy institucioneve thelbësore të Amerikës, shkollës dhe familjes. Atë që fëmija mëson në shkollë paradite (është okay të jesh ndryshe-trans), ia çmësojnë prindërit në shtëpi (të cilët, mirë apo keq, vijnë nga dy gjinitë zanafillore dhe nga 2 mijë vjet qytetërim).
Është kjo rupture që e ka shkaktuar hutinë, jo familja me prindërit tradicionalë, jo feja, jo Amerika e ‘etërve themelues’, që Mamdani dhe ndjekësit e tij qortojnë.
Mamdani është kthyer kësisoj në një Mbret të këtyre pakicave hipokrite, që e kërkojnë barazinë, por e kuptojnë atë si sundim. Sigurisht, bashkimi i tyre ka krijuar në New York një shumicë të brishtë dhe të rrejshme, por në të njëjtën kohë, asgjë më shumë se një aparteid jetëshkurtër.
Kjo aleancë e pashenjtë, e pakicave që shenjtërojnë prirjet e tyre dhe hiqen e sillen si shumicë, është në fakt edhe shfytyrimi më i madh i trimufit të tyre në New York. Ai nuk e zgjidh problemin e së majtës amerikane dhe as botërore, i cili, si i tillë, është i pazgjidhshëm sepse e kërkon zgjidhjen te e panatyrshmja. Më shumë se kaq kërkon të luajë Zotin.
Nëse ka dështuar njëherë si ideologji (marksizmi) do të dështojë edhe me këtë interface të re. Mamdani është vetëm një simptomë, jo shpjegimi, i përpjekjes për këtë shteg të ri, për këtë botë post-seksuale.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56