Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Mbrojtësit e ‘gjinisë-mushkë’, në Tiranë dhe Bruksel, që fyejnë dhe luajnë të fyerin
Alfred Lela
Ja çfarë ka thënë Sali Berisha:
“Ambasadorit të BE i them kaq! Zotëri, ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet e tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare.
Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty”.
Jo pak prej atyre që e lexojnë këtë do t’i kërkonin ndihmë ChatGPT, makina e re që ka zëvendësuar fakultetin e mendimit dhe ndërgjegjes kritike, por jo të gjithë e kanë këtë nevojë. Me këta të fundit, le të përdorim logjikën (common sense).
Përmbledhtazi, Sali Berisha ka thënë se z. Ambasador i BE, ka qenë ose është shfaqur si heteroseksual-duke qenë i martuar me një grua dhe pasur një fëmijë-dhe më vonë, sipas rrëfimit të tij publik, është kthyer/ndjerë/zgjedhur në homoseksual. Në kuptimin e termave ai është nën kategorinë ‘binare’ dhe jo atë jobinare, pra ai bën pjesë në një ndër 2 gjinitë e njohura. Jobinarë (nonbinary) konsiderohen të gjithë ata që e kategorizojnë veten përtej gjinive zanafillore, ndërrojnë seks, apo zgjedhin të identifikohen si çfaredo tjetër.
Nëse zgjedhim të shkojmë poshtë sipërfaqes, Berisha nuk e ka fyer Gonzaton. E kundërta, ai e ka bërë pjesë të rendit aktual të gjërave, të binaritetit. Sepse homoseksualiteti është pëlqim i të njëjtit seks, jo ravgimi për një gjini/seks të tretë.
Berisha ka shtuar se, ne nuk merremi me zgjedhjet e askujt, se ato janë të rrafshit personal, por ama, meqë jemi në rrafshin e publikes, kërkojmë të na thuhet se ku është direktiva e BE-së për ‘gjininë e tretë’.
Nuk është fyerja problem këtu-e para se nuk ka të tillë-por është paradoksi. Si bartës të tij, ‘të fyerit’ nuk e kanë inatin me fyrjen, por me kontradiksionin. Pikë së pari, dikush nuk mund të fyhet, ose nuk duhet t’ja lejojë vetes të fyehet, për atë që është krenar. Në kërë rast seksualitetin e tij/saj. Nëse kemi të bëjmë me homoseksualitetin në këtë rast, motoja e madhe e lëvizjes homoseksuale botërore është ‘krenaria’ (pride). Paradat ‘gay pride’ në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën janë një demonstrim i përvitshëm i kësaj.
Dikush nuk mund të fyhet për atë që është krenar, por për atë që e ka kompleks. Kjo linjë do na fuste në një debat krejt të ndryshëm dhe nuk është ky qëllimi.
Për t’u marrë sërish me fyerjen, është pala që e ka bërë këtë fyerje të hamendësuar, dhe të gjithë shqiptarët që janë kundër ‘gjinisë të tretë’ që janë, në fakt, të fyerit.
Pse?
Së pari, sepse projektligji u paraqit, dhe u mbrojt, gjatë gjithë kohës, nën një premisë të rrejshme. U quajt ‘ligji i barazisë gjinore’, që do të thotë mes ‘burrit dhe gruas, kur në fakt ishte ‘i gjinisë së tretë’, pra i burrave dhe grave, me gjini ta papërcaktuar, që mund të marrë forma të ndryshme. Për këtë arsye u sajua edhe zhurma me ‘fyerje’, e cila dëshmonte, jo vetëm synimin për të fshehur fyerjen, jo atë që po pësohej, por atë që po shkaktohej, por ishte edhe një rast i mirë për të njollosur kundërshtarin, në këtë rast opozitën e Shqipërisë dhe shefin e saj.
Sepse, nuk është vetëm kompleksi që përmendëm më lart, por edhe kompleksi i anti-opozitarit. Është një përrallë e madhe ajo e tolerances, me të cilën u ka zënë goja lesh, si institucioneve të BE-së, përfaqësuesve të tyre, por edhe delfinëve të së majtës në qeverinë socialiste dhe proxy-ve të tyre në OJQ-të e Tiranës. Shihini si reagojnë sapo vërejnë grimcën e parë të mosdakordësisë ndaj ideve të tyre. Në fillim bëjnë si të fyer, së dyti nuk pranojnë të ofrojnë një sqarim (dmth transparencë-një tjetër fjalë e shenjtëruar në të folmen e tyre-neëspeak-u i woke-izmit) dhe, së treti, e kalojnë idenë e tyre me fuqinë që u jep institucioni, jo me atë të bindjes apo të dialogut.
Në kuptimin që ata kanë për botën, vetëm idetë e tyre vlejnë. Çdo kundër-ide është, ose konservatorizem reaksionar, ose fashizëm, ose mesjetarësi, ose fyerje. Ata janë në krye të një lëvizjeje që e quajnë woke (vigjilencë), por nuk i lejojnë askujt tjetër të vigjëlojë mbi idetë apo projektet e tyre.
Pra, janë ata fashistët, dhe sipas një parimi Jungian i sulmojnë tjetrit pikërisht atë që kuptojnë se kanë të vetja.
Dhe mos u gaboni, nuk janë shumicë siç hiqen. Janë magazinë pakicash të kompleksuara dhe agresive, në kërkim të një rendi botëror, që nuk rregullon botën, por ngushëllon subkoshiencën e pakicave.
Zhurma e krijuar së fundmi me ‘fyerjen’ e Sali Berishën, është një diversion i dyfishtë: goditje kundër shumicës kulturore në vend dhe pakicës në Parlament, që bart zërin politik të kësaj shumice.
Përballja është kjo: opozita politike, komunitetet fetare, një shumësi absolute e familjeve shqiptare, siç është shprehur qartë në një sondazh të fundit- në njërën anë, dhe në anën tjetër ‘të fyerit’ Rama, Gonzato, Kos dhe pionierët me shallin e woke në Tiranë dhe Bruksel.
Përpjekja e dëshirës së tyre është e qartë: pala kundër ‘gjinisë së tretë’ të pikturohet si kundërshtarë të vlerave kinse europiane, jo si mbrojtës të disa vlerave tradicionale, të shenjtëruara sa në mistikën e besimit, aq edhe në përvojën disa mijëvjeçare të institucione që kanë dalë nga shpirti, idetë dhe intuita e njerëzimit.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56