Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Komunikimi i fundit me ish-Presidentin Nishani ka qenë një shkëmbim nervoz në Whatsapp, për një panel të emisonit Politiko. Në qendër të përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike, ai u kthye në krah të Sali Berishës, pasi ishte ‘përdorur’ në mënyrën më jo etike nga Lulzim Basha. Ish-kryetari e bëri anëtar të një Komisioni, që më pas u hodh poshtë nga po ai që e kishte propozuar.
I heshtur deri më 25 prill, për të mos dëmtuar partinë që e kishte bërë President, Bujar Nishani u zgjua ngadalë, duke u bërë një kritik shumë i ashpër pas vendimit të Bashës për të pezulluar nga grupi demokrat ish-kryetarin Berisha. I vënë më parë në krye të “Grupimit për PD”, ish-Presidenti e bëri luftën e tij politike pa i kaluar kufijtë, as etikë dhe as politikë.
Ai iku pa e fituar luftën e fundit, as politiken dhe as me vdekjen, por la pas kujtimin e disa betejave, të cilat edhe pse nuk ka qenë të tijat, por të forcës që përfaqësonte, i bëjnë nder edhe atij, si një prej protagonistëve.
Bujar Nishani nuk e kalonte masën, edhe kur masa e gjërave bëhej e padurueshme dhe e pakufizuar në shtrembërimet që merrte nën peshën e teorisë se relativizmit të gjërave. Edhe pse u pa si një lojtar nën hijen e Berishës, maturia e tij çliroi sa Doktorin ashtu edhe Partinë Demokratike nga disa prej teprimeve pa të cilat politika shqiptare as nuk kuptohet dhe as nuk jetohet dot.
Pavarësisht flegmatizmit, i ndjeri Nishani kryqëzoi brirët me disa eksponentë të jetës intelektuale në vend, si Visar Zhitin, Ardian Ndrecën dhe Romeo Gurakuqin. Përplasjen me këtë të fundit e shkaktoi pikërisht Komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD. Basha ‘i hodhi nën autobus’ shumë prej anëtarëve të Komisionit duke ua lënë atyre fajin për ‘moszgjedhjen’ e kandidatëve. Një rast i tillë çoi në përplasjen Nishani-Gurakuqi. Në dy të tjerat, ka qenë detyra e lakmuar e Ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan.
Ministër i PD, dhe më vonë President i Republikës, Buajr Nishani, u bë kryetar shteti në momentin e fundit, pas një radhe stërkeqjesh politike. Analistët thanë se ai kishte qenë ideja e Berishës që në fillim dhe gjithçka tjetër kishte qenë lojë. Gjatë ushtrimit të detyrës, z. Nishani ‘e zbuti’ Presidencën. Në mos luajti rolin e atij që ruan balancat e unitetit të kombit, me siguri ai nuk e shpërqendroi dhe as u shpërqendrua prej rolit. Edhe në rastin, ndoshta më të nxehtë, të mandatimit të ministri Xhafaj, pasi opozita e Bashës kishte ofruar ‘trupin e saj’ para futjes së tij në zyrë, Presidenti diti ta ndante detyrën shtetërore nga ndijimet personale dhe politike.
Ai e kaloi një pjesë të Presidencës me një shumicë mujshare, shefi i së cilës e kishte komplimentuar në fillim dhe abuzuar më vonë. E mbylli mandatin pa shkaktuar kriza dhe pa prodhuar shtetbërje, në linjë edhe me kompetencat e kufizuara të Presidentit.
Sot kur nuk është më, pasi humbi, ashtu i brishtë, i matur dhe njerëzor siç ishte, betejën me vdekjen, mund të thuhet se kujtimi që lë mungesa e tij, vihet re më shumë bash prej asaj urtie. Bujar Nishani nuk ishte luftëtar, në kuptimin parë të fjalës, por ai qe një zyrtar i Republikës që nuk e luftoi asnjëherë identitetin e saj. Buja që nuk bëri është ndoshta trashëgimia më e mirë që i la si familjes së gjakut dhe asaj politike.
I pabujë iku, në moshë të re, sikur pikërisht me të donte të na habiste. Për herë të parë.
I lehtë i qoftë dheu, siç ishte i butë në biseda dhe në komunikim politik!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38