Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Armand Maho
Kur Arben Ahmetaj deklaroi se Edi Rama pinte verë 33 mijë euro me Ergys Agasin në ‘kopshtin e Edenit’ që ka ngritur në Kryeministri, e prita me një fije mosbesimi. Jo se besoj te Rama, jo se besoj që atë e vret ndërgjegjja për barazinë sociale apo për varfërinë që ka ky vend.
Thjesht, sepse mendoja që Ahmetaj mund ta kishte fryrë pak faturën, ose se Rama apo Agasi nuk ishin në atë nivel aristokratik njerëzish sa të vlerësonin një verë të tillë, e cila në vendin tonë kushton sa një garsoniere në periferi të Tiranës, për të cilën një njeriu mesatar do t’i duhej të punonte ndonjë 15 vjet për ta paguar.
Por zhvillimet e fundit treguan se Ahmetaj kishte të drejtë. Rama dhe Agasi, një shumë të tillë e kishin vetëm disa rrufitje, përgjatë kohës kur bisedonin se si të zhvasnin miliona nga paratw e të gjithëve ne.
Qilari në bodrumin e Agasit ishte dëshmia më e fortë për këtë, ndërsa vjedhja që u lejua me qëllim nga Policia tregon qartazi se Rama, për ato taksa që është ngarkuar të administrojë, ka shumë herë më pak respekt sesa për shishet e verës të stivuara aty.
Personalisht s’kam pasur asnjëherë dyshim se Rama dhe të tijtë nuk ngihen së vjedhuri, por ky episod, në një shoqëri me integritet, do të mjaftonte që të mos pritej e hëna për t’i shkulur këta banditë nga zyrat.
Edi Rama, ndërkohë që BKH kërkonte më kot shishet e verës dhe pamjet e serverëve, kishte pacipësinë të dilte në atë llomotitjen e tij javore për të na lajmëruar se nuk do ta lëshonte Ballukun, pronaren e 300 apartamenteve dhe anëtaren e kësaj bande hajdute dhe antishqiptare. Më pas, në atë spektakël bajat, do t’ia jepte fjalën një çupëline, e cila rrekej të na tregonte pse kishte vendosur të mos largohej nga parajsa që na ka servirur njeriu përballë saj, i cili edhe thinjat që e kanë mbuluar i ka të zhytura në turp.
Ky vend ka mbaruar. Për t’u ringritur kërkon qilizëm nga i pari tek i fundit kusar dhe trafikant që na ka mbirë në derë. Prandaj Edi Rama duhet shkulur nga ai post sa më parë; do të ishte një nder që do t’ia bënim vetes, por edhe brezave. Në një vend ku banditët marrin peng njëri-tjetrin dhe pengmarrësit janë miqtë që pinë mijëra euro verë me Kryeministrin, vetëm hajër nuk mund të kesh.
Sepse për krijimin e këtij modeli vjedhës jemi fajtorë të gjithë. Edhe ata që duartrokasin zullumet e tij, edhe ata që presin që luftën ta bëjnë të tjerët, por edhe kundërshtarët, të cilët duhet të ishin më dinjitozë në betejën e tyre, me akte e jo me fjalë.
Sot, në vitin 2025, ne nuk kemi më qeveri.
Jemi një popull i vjedhur, që bëjmë spektatorin teksa Rama mundohet të denigrojë ata pak prokurorë e gjyqtarë me ndërgjegje qytetare që po dënojnë hajdutët e tij. Në fakt, duhej të ishte e kundërta. Sot kjo kastë hajdutësh, që na tregon muskujt me mandatin e Zegjinesë së Roskovecit, Milës së Suelit apo Taulantit të “Toyota Yaris”, nuk duhej lënë të shkonin në Parlament.
Rama duhej sikterisur në përrenjtë e Surrelit, ndërsa imazhi i tyre duhej të vizatohej në tablonë e turpit, për t’ua treguar fëmijëve se si nuk duhet të jenë. Kjo është detyra e një populli. Por ne vazhdojmë të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë, duke pasur mendjen te ahengu qeveritar, ndërkohë që ende nuk po shohim xhenazenë që na ka zënë derën.
Prandaj Rama pi verë 33 mijë euro me paratë e pensioneve dhe prandaj Belinda livadhis me pronat e shqiptarëve. Ndërsa shoqëria është e zënë me dilemën ekzistenciale të saj: “Kë do zgjedhim?”. Njësoj si atëherë kur vdiq diktatori.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56