Flash News
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, vogëlushja e përlotur mesazh Ramës nga protesta
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital
U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga dallgët te 'Rana e Hedhun', dyshohet për viktima
Alfred Lela
Edi Rama po i jeton të përmbysura batutat dhe provokimet e veta. Dikur pat dalë me sëpatë në dorë për të prerë 'nyjën gordiane' të një shtylle druri, e shtrirë si kulla e Pizës në një prej anërrugëve ku ai donte të shtronte asfalt dhe t’ia mbillte këmbësoren me kumbulla të kuqe. Dekadën e fundi e ka kaluar duke mbjellë pallate të kuq e gri, në të gjitha ato vende ku dikur gjendej ndonjë parkim modest, ndonjë shtyllë ngalakeqe apo ndonjë vilë zemërplasur tiranase, nga ato të kohës së Zogut. Sëpata e Ramës ka qenë në garë me sëpatën e Liktorit, por nëse italianja është shtrirë në një T simetrike dhe estetike, që ende e bën të durueshëm kryeqytetin, ajo e Ramës është ngritur përpjetë në formën e kullave, një fellatio e ish-artistit me ish-qytetin.
Një batutë tjetër e tij kish në qendër paranë. “Nuk ka bir nënë apo kurve që të gjejë në xhepat e mi para të vetat’, shkon pak a shumë fjalia, që është hem akuzuese, hem mbrojtëse. Rama ka luajtur vazhdimisht artistin e rënë në dashuri me veprën dhe veten, të cili pak i interesojnë paratë. Vepra e tij politike ama, dëshmon një gjë tjetër. Ai e thelloi hedonizmin, e shtoi numrin e atyre me shumë para dhe me shumë babëzi rreth vetes, dhe e ktheu Shqipërinë në një vend të obsesionit me paranë. Para sa më shumë, me të gjitha mënyrat, një makiavelizëm monetar ku parvenytë u pasuruan shpejt dhe pasuritë e vërteta u rralluan në favor të një sistemi të Vitit Zero. Një Shqipëri e tillë nuk mund të mendojë për arsimin, sigurinë, kulturën, kohezionin shoqëror, por për ndërtime, resorte, koncerte, turizëm masiv të gjitha pjesë e një fasade të një ‘kopshti Potemkin’.
E gjithë kjo kulturë e bumit monetar krijoi një klasë të re zyrtarësh dhe sekserësh të pushtetit, pasuria e të cilëve u rrit në mënyrë eksponenciale, në të njëjtin nivel me vendimin që zgjedhjet nuk janë një garë, por një plaçkë e cila i shkon më të fortit, pra atij me më shumë burime.
Kjo klasë mund të pagëzohet si superelektorët, një trupë e posaçme që menaxhon një infrastrukturë zgjedhore masive, nga A në Zh. Detyra e kësaj njësie speciale është, së pari të krijojë thesarin e zgjedhjeve, e dyta databazën e zgjedhësve, dhe e treta një sistem simulim-manipulimi, i cili bën që votimet të duken si zgjedhje, ndërkohë që ato janë të paracaktuara, të vdekura pa hyrë në kuti.
Që zullumi të mbajë dhe të mos këputet, Rama u vu në krye të përpjekjeve, së pari për t’i fuqizuar këta individë të vendosur nëpër institucionet kyçe, dhe së dyti për t’u krijuar atyre (lexo vetes dhe PS) një narrativë mbrojtëse nëpërmjet përunjësisë së ‘shërbëtorit publik’ që bën punën dhe jeton minimalisht. Ilustrim i kësaj është Mirlinda Karcanaj e cila, sipas Ramës, jetonte me qera, kish pasë jetuar në shtëpinë e prindërve në një pallat të komunizmit, e të tjera këputjeshpirte si këto.
Një sekuestro e SPAK zbuloi të vërtetën. Zyrtarët e AKSh, përfshirë drejtoreshën 'asketike' të Ramës, kishin akumuluar pasuri në dhjetra miliona euro. Mos harroni: kjo është vetëm pjesa e zbuluar; imagjinoni se sa miliona të tjerë gjenden, me gjasë, në banka offshore, në pasuri të paluajtshme jashtë nën emra të tjerë, apo në diamante dhe lingota ari, që janë të lehta për t’u zotëruar dhe fshehur.
Kjo zbulon, jo vetëm hipokrizinë e ‘socialistëve të përvuajtur të shampanjës’, por një vjedhje sistemike të shkallës industriale, e cila nuk mund të anashkalohet me batuta për ata ‘që hanë kumbulla pas shpinës sime’ apo broçkulla të ngjashme.
Strategjia e Ramës ka qenë e qartë: krijimi i një pasurie të tillë, personale dhe të grupit, që e bën të mundur manipulimin sistematik të zgjedhjeve. Edhe në rast të një të papriture dhe humbjes së tyre, kjo pasuri duhet të shërbejë si bazë për t’ia bërë jetën të pamundur kundërshtarit politik dhe për të montuar, në një kohë sa më të shpejtë, rikthimin në pushtet. Që do të thotë shqetësimi i Ramës në këtë 13 vjetësh në pushtet nuk ka qenë shteti, por deep state-i.
Të fundit
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet
3 Qershor 2026, 22:42
Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh
3 Qershor 2026, 22:21
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
3 Qershor 2026, 22:01
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
3 Qershor 2026, 21:38
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
3 Qershor 2026, 21:16
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
3 Qershor 2026, 20:56
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
3 Qershor 2026, 20:34
"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës
3 Qershor 2026, 19:58
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin
3 Qershor 2026, 19:43
Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael
3 Qershor 2026, 19:18
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
3 Qershor 2026, 18:59
Profesionet më të mira për kohë të lirë dhe më pak stres
3 Qershor 2026, 18:48
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa
3 Qershor 2026, 18:16
Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro
3 Qershor 2026, 17:53
Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës
3 Qershor 2026, 17:29
Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit
3 Qershor 2026, 16:55
Trump pranon përplasjen me Netanyahun: I kërkova të ndalonte përshkallëzimin në Liban
3 Qershor 2026, 16:30
Deri në vitin 2030, 45% e grave pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë
3 Qershor 2026, 16:19
Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo...
3 Qershor 2026, 16:01
Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit
3 Qershor 2026, 15:52
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje
3 Qershor 2026, 15:35
Vala e të nxehtit nuk kursen Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit
3 Qershor 2026, 15:09
Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën
3 Qershor 2026, 14:56
Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
3 Qershor 2026, 14:42
Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshajn
3 Qershor 2026, 14:18
A mund të vjedhin hakerat gjurmët e gishtërinjve nga fotot në rrjetet sociale?
3 Qershor 2026, 14:02
Shpërthim në Përmet, plagosen rëndë dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës
3 Qershor 2026, 13:41
Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti
3 Qershor 2026, 13:36
Berlini sinjalizon hapjen e bisedimeve Evropë-Rusi për Ukrainën
3 Qershor 2026, 13:27
Shpërthime në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg
3 Qershor 2026, 13:01
CNN: Armëpushimi SHBA-Iran po sforcohet, rriten sërish çmimet e naftës
3 Qershor 2026, 12:42
Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme
3 Qershor 2026, 12:25
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
3 Qershor 2026, 12:13
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
3 Qershor 2026, 12:11
"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet
3 Qershor 2026, 11:51
Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar nga Rama
3 Qershor 2026, 11:36
Aksident në Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal
3 Qershor 2026, 11:16
Meta lë sërish qelinë, do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
3 Qershor 2026, 10:44
SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakullë
3 Qershor 2026, 10:28
Antonio Costa sot në Kosovë, takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë
3 Qershor 2026, 10:18
Horoskopi 3 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
3 Qershor 2026, 09:51
Traumat në fëmijëri lënë gjurmë në tru
3 Qershor 2026, 09:34
Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin
3 Qershor 2026, 09:23
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
3 Qershor 2026, 08:25
Shënim i gjatë për ata që nuk i zë leximi
3 Qershor 2026, 08:03
33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot
3 Qershor 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Qershor 2026, 07:01
Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet siguria dhe shteti ligjor
2 Qershor 2026, 23:01
Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
2 Qershor 2026, 20:39
Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE
2 Qershor 2026, 18:55
Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!
2 Qershor 2026, 17:11
“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur
2 Qershor 2026, 16:30
Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e gazetarëve në gjyq
2 Qershor 2026, 15:37
Gjermania e shqetësuar për varfërinë, të moshuarit janë më të prekurit!
2 Qershor 2026, 15:16
Pentagoni kufizon aksesin e mediave në zyrën e shtypit
2 Qershor 2026, 14:48
Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë
2 Qershor 2026, 14:40
6 mënyra si rrjetet sociale mund të zbulojnë një narcist
2 Qershor 2026, 14:30
Itali, kamionisti shqiptar humb jetën në portin e Ankonës
2 Qershor 2026, 14:22
Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar grabiti 10-15 mijë paund
2 Qershor 2026, 14:03
SHBA: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme
2 Qershor 2026, 13:50
Aksident në Luginën e Patokut, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
2 Qershor 2026, 13:39
GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do ta çojmë në Strasburg
2 Qershor 2026, 13:28
Bordi i Transparencës “vulos” çmimet e reja të naftës dhe benzinës
2 Qershor 2026, 13:17
Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
2 Qershor 2026, 13:05