Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Alfred Lela
Raportime të shumëfishta flasin për një ‘nein’ mbi raportin e IBARit për Shqipërinë, të 9 vendeve të Bashkimit Europian, kryesuar nga Gjermania. Një pjesë e mirë e tyre votojnë/veprojnë siç bën Berlini për arsye që lidhen me politikën e jashtme, të tjerët, me gjasë, ndjekin të shqetësuara ose stilin konfrontues/transaksional të Kryeministrit Rama, ose zhurmën e bërë në BE nga vjedhja e hapur e qeverisë shqiptare të fondeve të Bujqësisë IPARD. Për të tilla vende nuk mjafton as gjeopolitika dhe as rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian.
Për Ramën nuk ka ndryshuar asgjë, ose kjo nuk do të thotë asgjë. Kryeministri shqiptar ka qenë, në fakt, më i qartë, dhe më përpara, se europianët, si për veten ashtu edhe për interlokutorët. Ishte kjo arsyeja pse u bë bashkë me Aleksandër Vuçiç, autokratin tjetër ballkanik, duke firmosur të dy publikisht për FAZ-gazetën e madhe gjermane-një tezë që qarkullonte tashmë prej kohësh, dhe me gjasë ka autor Kryeministrin shqiptar.
Me pak fjalë Rama kërkon apo dëshiron një ‘antarësim me kushte në BE’, pra një pranim në hapësirën tregtare dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, duke e lënë për më vonë antarësimin e plotë ‘në Europën e vlerave’.
Pyetja është: pse u intereson, Ramës dhe Vuçiç, një antarësim i tillë prej ‘lebrozësh’.
Së pari, sepse ul pragun e kërkesave të BE ndaj Tiranës dhe Beogradit, dhe e shndërron antarësimin nga kategori vlerash në kategori tregtare/transaksionale. Në njëfarë mënyre, ata i bëjnë thirrje një jehone të largët para BE, kur bashkimi ishte një union ekonomik i Komunitetit të Hekurit dhe Çelikut. U deshën dekada që të përbashkësoheshin legjislacionet, monedhat dhe kriteret e të drejtave universale. Në këtë plan Shqipëria nuk futet në Europë pasë plotësuar kriteret e lirisë së fjalës, tubimit, zgjedhjes, pronës etj., por vetëm partneritetin ekonomiko-tregtar, ‘më jep, të jap’, ‘ma le, ta lashë’.
Kjo sjell nevojën e dytë të arsyetimit të dyshes autokrate, përdorimin e antarësimit me kushte si platformë për komunikimin politiko-elektoral të brendshëm. Që do të thotë mbajtja e angazhuar e mbështetësve dhe mbajtja poshtë e kritikëve dhe kundërshtarëve politikë. Që do të thotë, edhe një apo disa fushata të tjera në stilin e atyre nga 2013 e këtej, ku nuk respektohet asnjë kriter europian, ta zëmë Karta e Kopenhagës, ndërkohë që gjuha është plot me ‘integrim’ dhe oferta plot me ‘pasaportë të BE’, por veprimet janë ala Lukashenko.
Sigurisht, Rama dhe i ngjashmi i tij në Beograd, janë në të drejtën e tyre të kenë një ‘plan B’ për Europën, i cili anashkalon si interesat e qytetarëve shqiptare dhe serbë, por edhe vlerat themeltare të Unionit. Pyetja këtu është: cili është ‘plani B’ që Europa ka për Shqipërinë?
Teknologjia e vjetër e ‘karrotës dhe shkopit’ ka dështuar. Ramës iu bë e qartë se drejtësia dhe Parlamenti nuk mund të bllokohen dhe zhvlerësohen për të mbrotjur zëvendësen e tij, të dyshuar për korrupsion, por ai vijoi pa u stepur dhe pa u skuqur. Kjo moszbutje e kryeneçësisë së zotërisë së tij, edhe pas kushtëzimit të negociatave dhe antarësimit në BE, çka ishte oferta e vetme e tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit 2025, dëshmon shumë për kapacitetet e tij. Pra, z. Kryeministër nuk shqetësohet as për integrimin europian dhe as për premtimin që u ka bërë qytetërave shqiptarë para më pak se një viti.
Kështuqë, pyetja për eurokratët dhe zyrtarët e lartë të vendeve të Bashkimit është se, çfarë do të ndodhte në vendet tuaja me një Kryeministër të tillë? Një përgjigje të cekët, arrogante dhe paragjykuese e ka dhënë zonja Kos, duke nënkuptuar se korrupsioni nuk është problem i Ramës, por i shqiptarëve.
Shqiptarët, nga ana e tyre, nuk mund t’i kërkojnë BE një kryeministër-mëkëmbës, kjo as është puna e tyre dhe as do të funksiononte. Por ama, heqjen e mbështetjes për një Kryeministër që e ka një ‘plan B’ si për BE, si Shqipërinë, mund ta bëjnë (me plan B të Ramës të kuptohet, jo një rrugë alternative zgjidhjeje, por një zgjedhje opsionale në favor të pushtetit, jo të shtetit).
Bashkimi Europian nuk mund të jetë paterica e fundit e një autokrati që, me dredhi ballkanike kërkon pasaportë europiane.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56