Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Alfred Lela
Fitorja e thellë e konservatorit Peter Magyar në Hungari, që i dha fund ‘mbretërimit’ 16-vjeçar të ultrakonservatorit Viktor Orban, ka dhënë jehonë edhe në Tiranën tonë ku, siç e thotë d.v. Rama ‘gjithçka mund të ndodhë’.
Ka ndodhur pikërisht kështu me interpretimin në Tiranë të ‘revolucionit kadife të Budapesit”: një gjithçka e asgjësë. Fitorja e Magyar, një orbanist i dalë nga orbita e Orbanit në vitin 2024, në vend që të përthyhej si betejë brenda pushtetit dhe për pushtetin, u mpreh si luftë e opozitës me qeverinë, ku e para fiton, pavarësisht sa autokratik dhe i fortë është pushteti.
Ky është gabim në zhanër, është si të thuash ‘shkova në teatër dhe pashë një pjesë dramatike dhe qesha gjatë gjithë kohës. Shanset janë, ose ke ngatërruar zhanrin e pjesës dhe nuk e di dallimin mes dramës dhe komedisë, ose ke ik për lesh, dhe si i tillë je për psikiatri jo për komentariat politik apo në garë për tu bërë Magyari i Shqipërisë.
Në rastin tonë, kur komenʞarët e Tiranës, e ngjyrosin ngjarjen politike në Budapest si ‘zhvillim opozitar’, nuk kemi të bëjmë me lajthitje, aspak ashtu, por me ngatërrim të qëllimshëm zhanri. Vini re, se si, janë të njëjtët njerëz që ‘ngatërrojnë’ çdo orë e ditë pushtetin me opozitën, atë llogari që duhet t’i kërkojnë qeverisë, ia hakërrejnë opozitës, atë faj që duhet t’ia njohin të fortit ia ngjeshin si gabim të pafalshëm më të dobëtit, e kështu deri në fund të turpit të tyre, që është i pafund ashtu si budalliku njerëzor.
Bëjnë përshtypje në këtë pikëvështrim të ngjarjes sidomos opoziʞarët, të cilët duan të rriten vetë mbi një grumbull plehu që e ka derdhur në mexhlis qeveria, në kurriz të opozitës.
Duke filluar nga Anastas Lulja i së majtës dhe Eleonori i së djathtës, e me radhë të gjithë bishtat e tjerë, që kërkojnë një kometë popullore e cila t’i bëjë yje, e huqin si shejtanbudallenj atë që ka ndodhur. Deri diku u falet, sepse i ka marrë përsipër ëndrra me Peter Magyar. Ata dëshirojnë që, në mos qofshin, të paktën të perceptohen për një grimëçast si ‘magjarët’ e politikës shqiptare; qoftë edhe mbi premisat e gabuara të ndërtuara me AI qeveritar, le të jenë ai: bjondë, të pashëm, të artikuluar, davidë që më llastiqet e fatit biblik mundin Goliatin.
Nuk e di, kur dalin para pasqyrës, a e ruajnë këtë vegim, apo u fanepset e vërteta e ftohtë, ngjashmëria me, fjala që bie, Abu Mohammad al-Jolanin.
Të dy palët, komenʞarët dhe opoziʞarët, harrojnë katër gjëra themelore që çuan në përmbysjen hungareze.
E para, kauza e duhur. Magyar u bë denoncuesi i një pushteti prej të cilit kishte dalë edhe vetë, partisë qeverisëse, dhe e bëri këtë duke ‘hedhur në erë’ një prej kolonave kryesore mbi të cilën Fidesz ishte ngritur: Familja. Orbani me të tijtë u munduan të varrosnin një skandal të një zyrtari që kishte qenë i dënuar për abuzime seksuale me fëmijë dhe drejtonte pikërisht një institucion kujdestarie për fëmijë. Me dijeninë e një qeverie që bërtiste ‘fëmijët, familja, kombi, Hungaria’.
Denoncimi i Magyar zbuloi kështu hipokrizinë qeveritare dhe bëri atë kalorësin politik të ditës. Në një vend ku tradita e familjes dhe ajo e krishterë luan ende rol të madh, kjo nuk është diçka që kalon: ndëshkon kë duhet ndëshkuar dhe nderon kë duhet nderuar.
Së dyti, në vende si Hungaria, që u ngrit në një rebelim të përgjakshëm kundër sovjetikëve në vitin 1956, 12 vjet pas vendsojes së ‘rendit të ri botëror’, 16 vjet janë shumë. Katër mandate të Orbanit, pavarësisht disa zhvillimve shumë pozitive për vendin, krijuan një impas qeverisës të cilin hungarezët e ndjenin dhe nuk ishin gati për më shumë.
Së treti, çka është edhe më e rëndësishmja, Hungaria e Orbanit nuk është Shqipëria e Edi Ramës. Në një rast krejt episodic, por sërish shpjegues, në këtë Shqipëri, folësve të Samitit të Diasporës, që po mbahet në Tiranë, u janë dhënë me detyrim piketat e fjalëve që do mbajnë në aktivitet. Rama ka ngritur shtampën e përkryer të asaj që quhet spin diktaturë: së jashtmi krijon iluzionin e demokracisë, aktivitete, turizëm, këngë e valle, debate TV dhe, së brendshmi, aparat ndëshkues e joshës, të dy me burime publike, në nivele të tilla arrogance, sa detyron edhe shqiptarët që kanë ikur për t’i shpëtuar kontrollit, të bëhen pjesë e kontrollit që lanë pas. Apo nëse doni një rast më ‘lokal,’ a iu kujtohet fermeri nga Lushnja, që bëri një kritikë në sy të Kryeministrit, u linçua prej tij publikisht dhe më pas doli e kërkoi falje po publikisht, se i kish pritur qetësinë ‘të madhit’.
Pa harruar të katërtën, që është ku e ku më e rëndësishmja: në Shqipëri, nuk bëhen zgjedhje të lira, në Hungari asgjë veç zgjedhjeve të lira!
Këtë Shqipëri, komenʞarët dhe opoziʞarët, nuk e kanë parasysh, dhe jo më ta pranojnë. Pse? Sepse janë pjesë e saj, kanë një vend në të, i cili u ikën nëse Rama përmbyset. Rama nuk është vetëm ai që i qeras me këtë apo atë; më shumë se kaq ai është krijuesi i një iluzioni brenda të cilit ata jetojnë me të vetëndjerit e një jeniçeri. Ata janë të parët që hidhen mbi muret së vërtetës, të cilat kullojnë zift të nxehtë, jo vetëm se bëjnë plaçkë, por edhe se konsiderohen një ‘repart special’ i pararojës së spin-diktaturës.
Disa e shohin veten si Magyarët e Shqipërisë, në studio ku kolonën zanore e vendos qeveria, dhe disa të tjerë gradohen ‘analistë të pavarur’, që thurin litarë gënjeshtrash si kjo me ‘përrallën hungareze’ në të cilën opozita shqiptare është personazhi negativ (që nuk ndreqet kurrë), edhe pse ngjarjet zhvillohen në kështjellën e pushtetit.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56