Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Rruga e tretë” europiane
Të mbetemi autonomë, porosisin shefat e diplomacisë franceze dhe gjermane, në momentin kur SHBA-të po përpiqen të shtyjnë BE-në në konflikt me Kinën.
Ana Otasheviç/ Demostat
Politika e jashtme e Bashkimit Europian ka një synim- të mbetet autonome. Është fjala për pozicion ta pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga njëra anë dhe Kinës nga ana tjetër. Ky është mesazhi i Parisit dhe Berlinit. Franca dhe Gjermania janë motorri i Bashkimit Europian. Në “ekipin europian” bëjnë pjesë gjithashtu edhe Italia, Spanja dhe Polonia, grupi i Vishegradit, vendet balltike, nordike dhe mesdhetare, por vendimet që merren në Paris dhe në Berlin kanë peshën më të madhe. Kjo sidomos është kështu pas Brexit-it, i cili lëkundi idenë europiane të bashkimit. Kriza që shkaktoi pandemia e koronavirusit pati efekt vetëdijësues se Europa nuk ka se ku të mbështetet përveçse te vetja. Në këtë tezë këmbëngulën në mënyrë të veçantë ministrat e punëve të jashtme të Francës dhe Gjermanisë, Zhan-Iv le Drijá dhe Hajko Mas, në konferencën e ambasadorëve në Paris zhhvilluar, si zakonisht, ditën e fundit të gushtit. Në mbledhjen e diplomatëve francezë, së cilës një herë në vit u drejtohet presidenti dhe shefi i diplomacisë, kësaj here ishte i thirrur edhe ministri gjerman i punëve të jashtme. Bashkimi Europian nuk ka politikë të jashtme të përbashkët. Franca dhe Gjermania duan që t’i japin asaj drejtimin. “Çifti franko-gjerman është sot me i fortë dhe më i domosdoshëm se kurrë”, tha Le Drijá, duke nënvizuar afërsinë e madhe me qëndrimet e presidentit Emanuel Makreon dhe kancelares gjermane Anxhela Merkel.
Europa gjendet në udhëkryq, mendon shefi i diplomacisë franceze. Përballë fuqive të mëdha, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, nevojitet të gjendet “rruga e tretë europiane”. “Meritojmë më shumë sesa besnikëria e imponuar, veprimet e detyruara dhe cilës palë duhet t‘i bashkohemi”, u tha Le Drijá diplomatëve të tij.
Ky pozicion i pavarur është i mundur vetëm nëse interesat territoriale dhe ato tregtare, kuptohen mirë dhe mbrohen politikisht, por edhe nëse ekziston solidariteti europian. Pandemia e kovidit tregoi se, pa ndihmën e ndërsjelltë, unioni do të shpërbëhej. Ky është thelbi i planit prej 750 miliardësh për rinovimin e ekonomisë europiane që u miratua në muajin korrik pas bisedimesh dhe debatesh të gjata që u zhvilluan në Bruksel. “Europa tregoi solidaritet, ky është ndryshim historik”, tha Hajko Masi. Kriza shëndetësore “tregoi dobësinë e disa zinxhirëve të furnizimit dhe zbuloi nivelin e vartësisë ndaj vendeve të treta në atë shkallë që i kalon kufijtë e së arsyeshmes”, vërejti Le Drijá. Është fjala para së gjithash për Kinën, dhe “diplomacinë e maskave” të saj në formën e ndimës medicinale që Pekini dërgoi në kulmin e dallgës së parë të epidemisë për vendet “mike”.
Në planin gjeopolitik, bota është më e “pamëshirshme”. “Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë më të jenë rojtarë botërorë, ndërsa Kina e shfrytëzon këtë për t’u shtyrë, njëlloj si edhe Rusia dhe Turqia që përpiqen të nxjerrin përfitim politik”, mendon ministri gjerman. Shefat e diplomacisë franceze dhe gjermane shprehin dyshim të veçantë ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe synimeve të tij në Mesdhe. “Do ta mbrojmë sovranitetin e Greqisë dhe Qipros”, tha ministri gjerman. Mesdheu është bërë zonë e tensioneve politike për shkak të provokimeve turke në ujërat turke dhe luftën në Libi, në të cilën janë përfshirë edhe Ankaraja e Moska. Ministri gjerman Mas solli në kujtesë propozimin gjermano-franko-italian që të ndërmerren sanksione ndaj atyre që shkelin embargon e shitjes së armëve për Libinë.
Që nga dalja e Britanisë së Madhe prej BE-së, bisedimet janë ndërprerë, në sajë të, sikurse tha Le Drijá, “mostolerancës dhe qëndrimit joreal të Londrës”. Meqenëse Britania e Madhe është ndarë nga BE-ja, Masi u bëri thirrje Italisë, Spanjës dhe Portugalisë të përfshihen më shumë në vendimmarrjen për drejtimet kryesore të politikës së jashtme europiane.
Të mbetemi autonomë, porosisin shefat e diplomacisë franceze dhe gjermane, në momentin kur SHBA-të po përpiqen të shtyjnë BE-në në konflikt me Kinën. Këta tendenca konfliktuale zgjerohen në zona të reja dhe “na vënë ne në një rrezik akoma më të madh sesa ai në të cilin ishim”, paralajmëroi Le Drijá. “Jemi vënë me shpatulla për mur”, kështu e përshkroi ai situatën në të cilin gjendet Bashkimi Europian.
Rreziku nga vartësia
Rreziku për të cilin bëhet fjalë është vartësia nga dy divat ekonomikë dhe teknologjikë që luftojnë për ndikim politik dhe ekonomik në mbarë botën dhe kësisoj kërcënojnë dhe përbëjnë rrezik edhe për sovranitetin europian. “Ata që ngatërrojnë sovranitetin me sovranizmin nuk shohin se sovraniteti kombëtar dhe sovraniteti europian nuk përjashtojnë njëri tjetrin por, përkundrazi, përforcohen reciprokisht”, thotë Le Drijá, duke shtuar se në të kundërt, Europa është e ballafaquar me populizmin. Dy themelet në të cilat Europa duhet të ndërtojë një pozicion sovran janë, sipas mendimit të tij, shëndetësia dhe mbrojtja. Kriza shëndetsore zbuloi se në ç’shkallë Bashkimi Europian është i varur nga Kina kur bëhet fjalë për mjetet mjekësore bazë për mbrojtjen si maskat, por edhe ilaçet dhe aparaturat mjekësore. Për këtë, vendet europiane, dëshirojnë kalojnë në Europë prodhimin e prodhimeve strategjikisht të rëndësishme, qoftë kur bëhet fjalë për shëndetësinë, prodhimet industriale ose teknologjike. Krahas kalimit të prodhimeve nga Kina në truallin europian, kjo nënkupton edhe “filtrimin e investimeve të huaja në zonat më të ndjeshme, në mënyrë që të evitojmë synimet gllabëruese, objekt i të cilëve kemi qenë shpesh”. Me fjalë tjera, Franca mendon se duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për investime të huaja në mënyrë që të mbrohet tregu europian nga konkurenca e pandershme, qofshin këto të trupëzuara në kompanitë që financojnë shtetet jashtë Bashkimit Eropian ose ata që nuk respektojnë kufizimet që kanë të bëjnë me zvogëlimin e gazit karbonik.
Kur bëhet fjalë për teknologjitë digjitale, shefat e diplomacive europiane janë të vetëdijshëm për rrezikun nga teknologjitë që kanë shpikur të tjerët dhe i kanë zhvilluar në një mënyrë të tillë që të mund të ndikojnë. Zona e teknologjive digjitale është “vendimtare për sovranitetin tonë”, nënvizoi ministri francez.
“Përsa i përket futjes së teknologjise 5G, ne europianët nuk guxojmë të gjendemi në një situatë vartësie që do të vinte në pikëpyetje themelet e industrisë tonë, të sigurisë ose të mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve tanë. Jetojmë në një botë digjitale e cila gjithnjë e më shumë ngjan me një botë bipolare. Lugina e Silikonit është model në një fushë, në atë të përfitimit maksimal. Modeli i dytë digjital po formohet në Kinë, në Pekin dhe shërben për represion. Këta dy modele nuk duhet të jenë modele europiane. Na nevojitet një rrugë e tretë nëpërmjet së cilës do të mund të sendërtojmë sovranitetin tonë teknologjik”, porositi Massi, duke paralajmëruar se transformimi digjital do të ndryshojë sferat e ndikimit në vitet në vazhdim.
Mbrojtja europiane dhe NATO
Kur është puna për mbrojtjen europiane, Franca është për zvillimin e strukturave për bashkëpunim ushtarak dhe fondin europian për mbrojtjen. Që në vitin 2017, Emanuel Makroni ka qenë dakord për formimin e mbrojtjes europiane, themelet e së cilës mund të shihen në “dialogun strategjik me Gjermaninë”. Vjeshtën e kaluar e përsëriti këtë synim, duke hedhur tezën e “autonomisë strategjike” të Europës, por nuk dëshiroi të vërë në pikëpyetje lidhjen e këtij projekti me NATO-n, të cilën e quajti klinikisht të vdekur, nga frika se mos përballet me opozitën e shumë antarëve të Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë të atyre nga Europa Qendrore dhe Lindore.
Për francezët NATO-ja është bërë rrezik më i madh sesa ka përfitim nga ajo, sepse u jep europianëve ndjesi të gënjeshtërt për sigurinë. “NATO-ja është bërë kërcënim për sigurinë tonë, për sigurinë e Francës dhe sigurinë e Europës”, deklaroi gjenerali francez Vensan Deport në konferencën për perspektivat strategjike që u mbajt në muajin maj në Paris. Largimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Europa ka shpënë edhe në ndasi në lidhje me çështjet strategjike. Për gjeneralin francez është e pakuptueshme që Europa të lidhë interesat e saj strategjike me fuqinë interesat e së cilës gjithnjë e më shumë po ndryshojnë nga të sajat.
Këndvështrimi nga Berlini është disi ndryshe. Për ministrin gjerman të punëve të jashtme, mbrojtja “nuk është në kundërshtim me aleancën transatlantike”. “Europa do të mbetet aleat tërheqës në sytë e SHBA-ve vetëm nëse do të jetë në gjendje të përballet vetë me krizat në fqinjësinë e saj”, tha Masi. Megjithatë, ai paralajmëroi se Europa mbetet e ballafaquar me sanksionet amerikane, qoftë në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, nga e cila administrata e Donald Trampit doli ose për gazsjellësin “Rryma e Veriut 2” që lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Detit Balltik, të cilin Uashingtoni e kundërshton.
Duke folur për marrëdhëniet me Rusinë, ministri gjerman vuri në dukje se në Moskë ka një shikim ndryshe nga Varshava, Lisbona apo Roma, duke qënë dakord për “marrëdhënie konstruktive me Moskën, sepse pa Rusinë ose kundër saj Europa nuk ka për të qenë e sigurtë”. “Bëhet fjalë për parimin e realpolitikës europiane që është kuptuar mirë”, tha ministri i jashtëm gjerman. Sovraniteti europian nuk do të thotë “Europa në vend të parë”, tha Masi, por “sovranitet kooperues”. Shefi i diplomacisë gjermane mendon se Europa duhet të jetë themeli kryesor i sistemit multilateral që po shkatërrohet nga rivaliteti mes SHBA-ve dhe Kinës. Punën për harmonizimin e interesave strategjike në gjirin e Bashkimit Europian, që ka filluar në kohën e kryesimit gjerman të BE-së, Franca do ta paraqesë si “kompas strategjik” të BE-së gjatë kohës së mandatit të saj në krye të Unionit në gjysmën e parë të vitit 2022.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38