Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Shabani që endriti: nuk është i Nokës apo Ballës, por i Ramës
Alfred Lela
Opozitarët janë të ndërkryer me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, kaluar mbi kalin e bardhë të firmave të deputetëve demokratë, dhe kanë të drejtë. Ngaqë procedura dhe jurisprudenca janë të vështira për t’u kuptuar, njerëzit e kanë më të lehtë të dorëzohen para asaj që thuhet në mediat proqeveritare, ngahera në shumicë.
Ngaqë është në instinktin njerëzor të kërkuarit e një fajtori, kësaj here i tillë është shenjuar Flamur Noka, i cili ‘e ha këtë dru’ edhe pse, as e kryeson grupin parlamentar, as është në Komisionin e Ligjeve.
Arsyet e firmës së tij personale nuk kanë të bëjnë me ndonjë konspiracion, por me dy gjëra, mediokre në vetvete: Një deputete e opozitës ‘për të bërë një nder’ u ka kërkuar një tjetër nder kolegevë të saj dhe, e dyta, firma e Nokës dhe deputetëve të tjerë opozitarë, nuk është hedhur që Shabani të jetë kandidat për Avokat i Popullit, por që të mund të dëgjohet në Komisionin parlamentar. Pra, t’i jepej mundësia që të paraqiste kandidaturën.
Deputetët e opozitës mund të fajësohen për shkurtpamësi, por jo korrupsion moral, politik apo për ‘shitje’ dhe aferë me socialistët.
Po, ka shkurtpamësi te fakti që nuk është dalluar, çka dukej prej larg, se Shabani nuk ishte futur në këtë valle kukamçeftas, por me garanci nga Edi Rama.
Janë të paktën dy tregues post-fakt që shpjegojnë këtë. Krerët e grupeve kryesore parlamentare ranë dakord me një marrëveshje gentlemen-ësh, që të digjeshin kandidaturat e ofruara dhe të nisej nga fillimi procedura për Avokatin e Popullit. Një ditë më pas Taulant Balla u tërhoq duke thënë se Rama ka vendosur veton për Shabanin.
Me këtë lidhet edhe ardhja, gjë e rrallë kohë të fundit, e Ramës në Kuvend dhe prania e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, për t’u siguruar se nuk do kishte rrjedhje votash dhe se Shabani do mbështetej unanimisht, siç edhe ndodhi.
Për t’u kthyer te firmat, deputeti ka të drejtën e tërheqjes së firmës deri edhe në seancë plenare, por pas vendimit të Ramës, as kjo nuk u është lejuar.
Ligjërisht opozitarët janë ‘shkelur’ 2 herë; duke u marrë një firmë të dhënë për paraqitjen e një kandidati në Komision-jo si kandidaturë, dhe së dyti, duke mos u lejuar tërheqjen e firmës, çka ua lejon rregullorja e Kuvendit.
Por, kjo nuk është gjë e re në shtetin që drejton Rama, duke lëvizur gishtin drejt Peleshit, Ballës apo kujtdo tjetër.
Pyetja që duhet bërë është: pse Rama ngriti të gjithë strukturën e tij në shërbim të Endri Shabanit? Për arsyen e përhershme, që nuk ka të bëjë me pëlqimin për Shabanin, me siguri nuk e honepos dot-të diversionit. Ai i bën një diversion trupave opozitare në vend, duke u thënë se jeni kallp, se po t’u ofroj një post e merrni, duke e harruar gjuhën e helmit kundër meje. Por edhe për një qëllim të dytë, që ka të bëjë me spinin, por kësaj here të jashtëm. Don t’u dëshmojë të huajve se narrativa e opozitës zyrtare për autokracinë e tij nuk ka si të jetë e vërtetë, sa kohë ai merr krerë të partive opozitare dhe i vendos në detyra ku “advokatohet populli”.
Në thelb, është sa nevojë aq edhe argëtim i tij.
Këtu qëndron edhe shkurtpamësia e deputetëve të opozitës, që ende nuk e njohin as natyrën e kundërshtarit dhe as të pushtetit.
Flamur Noka, apo emra të tjerë, janë vetëm dëme anësore që krijohen dhe zmadhohen si pafuqi e mendjes për t’i shpjeguar ngjarjet dhe për t’u ngushëlluar me fajtorgjetjen.
Në fund të sitës mbeten krundet e hipokrizisë. Në këtë rast të Endrit Shabanit, që deri dje mbante dy diploma me të cilat na nxirrte sytë ekran më ekran: të Oxfordit, dhe të opozitarit që i duhej vendit, përkundër, kujt tjetër veç Sali Berishës apo Flamur Nokës.
Sot ai është Avokat i Popullit, por ka pushuar të jetë avokat i krediteve të veta. Sot ai është gdhirë me detyrë, zyrë, makinë dhe shofer, por në të njëjtën kohë edhe një birbo në prehrin socialisto-sorosian të Ramës.
Nuk është as i pari as i fundit, por dua të them se Oxfordi nuk të ndihmon me karakterin. Gjithashtu, what a fucking waste, që me një karrige të rrëzosh një dekadë aktivitet publik.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56