Flash News
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
Alfred Lela
Në sallën e mbledhjeve të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste kishte rënë sot hija e vjetër e Komitetit Qendror të PPSh. Kush i ka parë pamjet e Enver Hoxhës teksa drejtonte mbledhjet e fundit të KQ, nuk mund të mos ketë vënë re se çehrja e diktatorit përshkohej nga një gri ndjellakeqe, një parlajmërim kobi, një shenjë meite që vinte nga thellësitë e së ardhmes pa të ardhme, dhe një të shkuare gjithë hije e fantazma.
E njëjta hije kishte kapluar sot Edi Ramën. Një gri prej mjegullnajash që Kadareja apo Shekspiri i përthellojnë në elsinorët e tyre, një mermer i ftohtë dhe i plasaritur sarkofagu, një shtatore që rrotullonte sytë mekanikë si bufi mitologjik, një kostum i shtrenjtë prej të cilit kishte dalë trupi në kërkim të së lirës, një Keops që u fliste mumjeve të vdekura për së gjalli, sepse asgjë më shumë se trupa të dekompozuar idesh dhe shpirtrash nuk ishin deputetët e tij sot.
Në atë panair frymësh të vdekura parakalonte sot Shqipëria e Vitit Zero, e nisur nga Edi Rama me tritol e nuk-keni-parë-gjë-akoma, mbi pallate, fate kundërshtarësh politikë e merhumësh, që vdisnin në qeli për një faturë dritash. Po mbi ato rrënoja, Edi-që-mrekullonte-Parisin, ndërtoi qindra kulla të grimasës diktatoriale, të art deco-së së tij putiniane.
Duhet gjithmonë Letërsi për t’i shpjeguar ngjarjet e tilla, si ajo sot në Komitetin Qendror të Cubave të Rilindjes që kryesonte Edi Rama. Analiza politike nuk e kap dot totalin alogjik që frymëzon marrëzinë. Në fermën e kafshëve, ku të gjithë janë të barabartë- por disa më të barbartë se të tjerët- kërkohet një projeksion oruellian, më shumë se një zgjidhje çërçilliane.
Është fantastike, dhe e mnershme në të njëjtën kohë, kur dëshmon se si Edi Rama është futur, mu si Enver Hoxha, në fazën funebre të qeverisjes. Në një zonë të ftohtë ku flet vdekja, dhe ku matjet bëhen me metrin e saj. Nuk po flasim për vdekjen që vjen me kosë, por për vdekjen politike, hija e së cilës është edhe më e e errët, duhma më kutërbuese, dhe fillon gjithmonë me atë grinë e terrorteritalit komunist, që koha e kish derdhur sot në fytyrën e Edi Ramës si një mbulesë çimentoje ikur nga fabrikat e Çarlit përmbi rrethinat e Fushë-Krujës.
Skulptura e kohës kish derdhur sot ‘enverin’ që e falte ‘beqirin’. Historia ishte përmbysur, dhe viktima nuk deklaronte para inkuizicionit: ‘partia e vet le ta dënonte’. Enverit nuk i priste sot palla e historisë në të katra anët, sepse në axhansat e bllokmenëve të rinj, Edi ishte thjesht ‘Palloshi’. Të tjerët ishin aty sa për dekorin e zisë: një tufë me lenkaçuko, palimiskra, dhe hekura të tjera të ndryshkur në ison e monofonisë.
Në Komitetin Qendror nuk dënohet kush më. Purga ka marrë fund me shokët Ilir, Vangjush, Sajmir, Lefter, Alqi e ndoca të tjerë. Ajme!
Mumjet të mos bëjnë gjumin e vdekjes. Sistemi, bie o nuk bie, kërkon koka të tjera. Disa, por jo të gjithë, janë më të barabartë se të tjerët. Në këtë numërim këtë kriter e plotësojnë vetem Edi me Belën.
Të fundit
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01