Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Alfred Lela
Lulzim Basha e ka të rëndë peshën e kësaj vere. Atij i duhet që, në mos ta përcaktojë agjendën, të paktën të mos e ketë kundër atë. Për këtë ai zhvendoset nga një ngjarje politike në tjetrën me nxitimin e dikujt që merr pjesë në një hot dog contest. Siç e dime, gara të tilla nuk prodhojnë gjë tjetër veç kolesterol të keq, mbipeshë kronike dhe ekskremente.
Por, Basha nuk mund t’i dorëzohet llogarive të tilla, që janë sa etike aq edhe estetike. Atij i duhet të mbushë verën me ngjarje; anipse ato ngjajnë me simulime, apo fasada, për të përdorur të njëjtin term që ai e ka të preferuar në përballjen retorike me kundërshtarin.
I mundur jashtë shtëpisë së vet politike Basha po hakmerret duke zhvilluar beteja të pabarabarta me qëllim mposhtjen e të gjithë kundërshtarëve të vet në PD. Pasi ekzekutoi aktin e një fitoreje të paravendosur mbi Harxhin, Shehajn e Kadillin, tani sillet nëpër stinë si korbi që ndjell zi për të tjerët dhe qar për veten.
Thagma e një premtimi të vjetër shndrin mbi të gjithë racën e triumfeve të tij të një albsoc-u enverian, nga fitorja në fitorje: Ramën do ta rrëzojmë para 2025! Me këtë synon t’u thotë demokratëve të sfilitur: duroni!
Derisa të vijë triumfi, dikur para vitit ’25, ai do të arrijë një fitore të re fringo, mbi kë tjetër veçse mbi Bujar Nishanin ushtarin e vendrojës së kryetarit të Këshillit Kombëtar, një post honorifik me targë, por pa tagra.
Me Nishanin ai përmbyll purgën finale në parti, duke shpresuar gjithmonë se do jenë amerikanët që do i vënë një 'kapak floriri' kërcënuesit real të tij në krye të lidershipit të PD, Sali Berishës.
Me një parti të dhuruar nga Doktori ai do t’i mundë të gjithë brenda saj, por do ta largojë gjithnjë e më shumë formacionin politik nga arsyeja e qenies, mposhtja e kundërshtarit politik. Ky do të jetë një fund i ngadaltë, por i sigurt.
Kur të vijë shtatori dhe beteja politike të hapet e plotë para syve të publikut, Basha nuk do ta ketë nevojën e përballjeve budallaqe të brendshme. Atij do t’i mjaftojë Rama i cili, do s’do, do t’i japë luftë dhe relevancë duke e shndërruar edhe njëherë, të paktën simbolikisht, në lider kombëtar. Që prej humbjes së 25 prillit Basha ka vuajtur tkurrjen e profilit të tij në asgjë më shumë se një rival i Kadillit, Harxhit dhe Shehajt. Të shkosh nga shampanja e mbrëmjes të së dielës së 25 prillit te një muaj e gjysmë me B52-in e përballjes për të mbajtur veten në krye të partisë, është njëfarë krusme edhe për një njeri që nuk skuqet dot si Lul Basha.
Rrjedhojë e kësaj është edhe analiza e zgjedhjeve ‘qark pas qarku’, e tipit ‘t’ia varim zorrët në qafë ujkut’, ku ai ka caktuar humbësit e zgjedhjeve për të bërë analizën e humbjes. Çfarë tjetër mund të thonë vartësit e një shefi që e ka varur gjithçka te slogani ‘ne fituam zgjedhjet, por na i vodhën’.
Artikuluesi i një teze të tillë, që do të gjëmojë për katër vjet shesheve, foltoreve dhe paneleve televizive nuk mund të kërkojë që 'kapitenët' e tij të dalin jashtë kornizës së këtij justifikimi. Nuk mund të presësh, ta zëmë, nga Tomorr Alizoti apo Edmond Spaho që të dalin në përfundime të ndryshme nga ai i shefit të partisë.
Analiza në PD është e llojit më të veçantë në partitë politike të botës: bëhet për të thënë një gjë që tashmë është artikular si e pakundërshtueshme nga lidershipi. Jo në formë më të butë se sa ‘ata që thonë se ne kemi humbur i shërbejnë Edi Ramës dhe duhet t’i lëmë në mjerimin e tyre’.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38