Flash News
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin
Përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
Nëna e djalit autik i përgjigjet Ramës: Mos e përdor djalin tim! Nuk isha në protestë, po e çoja në terapi
nga Albert Bikaj
Diskursi politik në vendet tona për fat të keq është shumë i ulët, shumë tema të rëndësishme etike anashkalohen dhe lihen, jo vetëm pa u diskutuar, por pa përmendur fare. Një ndër to është tema tejet kontroverse mbi abortin. Vendimi i Gjykatës Supreme të ShBA-ve shfuqizoi ligjin “Roe vs Wade” duke deklaruar se aborti nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë e drejtë kushtetuese. Ky vendim solli reagime të shumta kudo në botë, këtu përfshirë edhe vendet tona, ndonëse në numër tejet të vogël. Por, duke qenë se ndër to pashë shumë reagime kundërshtuese, të cilat duket se janë kthyer në trend, mendova të paraqes disa fakte që rrallë herë mund t’i dëgjoni mbi abortin.
Para se të numëroj argumentet pro dhe kundër, do e filloja argumentimin me një thënie të presidentit amerikan Ronald Reagan: “Kam vërejtur se të gjithe ata persona që janë pro abortit ka kohë që kanë lindur.”
Kjo thënie, sa humoristike aq është edhe treguese e ironisë dhe absurditetit të trishtë të këasj ideje.
I. “Le të vendosin femrat për trupin e vet” është argumenti më i shpeshtë që hasim. Por, a është e vërtetë keshtu? Fetusi nuk është trup i femrës, në të vërtetë është trup i veçantë brenda në trupin e femrës; ai fetus ka ADN të veçantë, pra është person; ka shenjat e veta te gishterinjeve, ne javen e peste ka impuls zemre, ndien dhimbje, etj. Pra nuk është thjeshtë një ‘embrion’ apo grumbull qelizash - e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një të rritur. Mund të thuhet se sjemi tjetër veç grbumbuj atomesh, por ky do të ishte reductio ad absurdum. Në librat shkencorë, gjegjësisht, të biologjise thuhet qartë se jeta fillon ne ngjizje.
II. “Kritikët e abortit shpesh mbështesin denimin me vdekje” – ky është një argument tjeter që shpesh perdoret gjoja për të treguar disi hipokrizine e mbështëtesve te jetes. A është e vertetë, edhe nëse po, cili është dallimi midis denimit me vdekje dhe abortit? Foshnjët e palindura janë të pafajshme dhe të pambrojtura; të vrasësh një të pafajshëm dhe nga ana tjeter te denosh nje kriminel qe ka kryer krime te renda nuk mund te jete kurre njesoj - ndonëse si dikush që jam pro-jetes, nuk jam për denim me vdekje. Si katolik besoj në pendesë, mëshirë dhe që çdo njeri meriton një shans të dytë për të ndryshuar. Të vrasësh një qënie të pafajshme, aq më tepër të pambrojtur është e kobshme, tejet imorale. E të krahasosh të pafajshmin me kriminelin jo vetëm që nuk është e drejte, por është absurde.
III. Shpesh thuhet se jeta është e shenjtë - koncept i cili në të vertetë është i krishterë, i mbrojtur dhe fuqizuar në Europë dhe gjetiu nga Kisha Katolike që nga Mesjeta. Këtë koncept e pranon edhe sot, deri diku, edhe bota moderne, veçanërisht filozofia sekulare e traditës humaniste – e cila po ashtu ka origjinë kristiane. Koncept të ngjashëm gjejmë edhe në besimin Islam. Pra, nësë pranojmë se jeta është e shenjte, dhe që çdo njeri duhët të gëzoje dinjitet pavaresisht racës, gjinisë, etnisë, fesë, seksualitetit, apo kategorisë tjetër, atëherë në këtë kategori janë patjetër edhe më të pambrojturit - foshnjet në barkun e nënës - si qënie njerëzore kanë dinjitet të patjetersueshëm si çdo njeri tjetër — ky është ligji natyral. Kështu që çdo jetë duhet mbrojtur që nga ngjizja deri në vdekje!
IV. Argument tjetër është fraza e rradhës: “Ndalimi i abortit me ligj thjeshtë nuk ka për të ndaluar abortin, thjeshtë ka per të ndaluar abortet e sigurta!”
Pyetja është, a ekziston diçka e tille? Nuk ekzisiton ‘aborti i sigurt’, ashtu siç nuk ekziston ‘skllaveria e sigurte/dinjitoze”, apo “vrasja e sigurte”; në çdo abort një foshnjeje i parandalohet jeta në mënyrë të dhunshme, aborti përfundon me vrasje të dyfishtë. Vrasje fizike të foshnjesh, dhe vrasje shpirterore/psiqike te nënës. Nga ana tjetër po të përdorej logjika se legalizimi i abortit do rriste pasigurinë e kryerjes së aborteve, ta kemi ndërmend se edhe vrasjet ndodhin çdo ditë, ndonese jane ilegale, por kjo nuk do i reduktonte vetëm po të bëhej legale. Madje, ka raste të shumta, për të cilat nuk flitet shpesh pasi që nuk i përshtatet narrativës, ku gra dhe vajza të reja vdesin përgjatë abortit në klinika profesionale.
Është imorale të vrasësh, sidomos të pafajshmit. Edhe edhe më imorale është ta quash të keqën diçka të mirë vetëm pse nuk e parandalon krejtësisht. Standardi moral mbetet i njejte. Aborti dhe vrasja jane krim.
V. “E verteta është relative apo subjektive”, “çdokush ka te drejte te vendose individualisht per etiken e vet”, “çka eshre e mire per mua është e keqe per ty dhe anasjelltas”, etj. – këto janë fraza shumë të shpeshta.
Nëse etika është subjektive apo relative, siç tingellon dukshëm në argumentet pro-abortit, atëherë si mund të themi se ilegalizimi i abortit qenka diçka e mirë, e keqe apo e gabuar? Si mund ta dimë ç’është e vërtetë apo jo? Ç'është e mirë apo e keqe? Me ç’standarde mund të masim nëse nuk paska fare standarde? Teologu dhe filozofi i madh anglez C. S. Leëis thoshte, vete fakti se mund të themi se një vijë është e shtrember është sepse kemi parasysh një standard, pasi që dimë se ekziston vija e drejte. Ideja se çdo gjë është relative është ironikisht absolute, rrjedhimisht absurde!
Reduktimi i moralit të individi quhet relativizëm, po ashtu edhe utilitarianizëm; keto janë vetëm dy nga shumë shkolla të etikës; pra, nuk janë të vetmet. E nuk janë madje as bindëse.
Ideja se liria nënkupton të bësh çfarë të duash është në të vërtetë kaotike, që të mos them mendim adoleshentesk. Nuk mund të ketë liri pa detyrime dhe përgjegjësi, ashtu siç nuk mund të ketë drejtësi pa rend moral.
VI. Një tjetër shprehje e zakonshme është: “por fetuset janë vetëm një grumbull qelizash!” Sa është kjo e vërtetë? Vetë kuptimi i fjalës latine “fetus” nënkupton 'foshnje e palindur'. Të marrim disa shembuj konkret. Në rast hipotetik, nëse një makinë apo një person vret një grua shtatzanë, vrasësi apo shoferi në çdo shtet dënohet dyfish, dënohet si krim i rende. Nëse foshnja/fetusi qenka vetëm grumbull qelizash, pse? Nëse një shtatzani dështon spontanisht, nëna, por edhe të gjithë ata që marrin vesh lajmin ndiejnë keqardhje dhe dhimbje. Pse? A nuk na qenka vetem nje fetus - ‘grumbull qelizash’…? Njeriu perbehet nga atomet po ashtu, por askush me arsye te shendoshë nuk thotë se njeriu është vetëm grumbull atomesh dhe rrjedhimisht jeta e tij nuk ka vlerë. Siç e thashë në fillim, fetusi që nga ngjizja ka ADN të veçantë, shenja të veçanta gishtërinjsh, rrahje zemre; është qenie njerëzore në zhvillim. Asht siç foshnja zhvillohet në fëmijë, nga fëmija në të rritur, deri në pleqëri. Këto janë ciklet normale të jetës. Nga ana tjetër deshira personale për të ndalur një shtatzani nuk e ndryshon faktin se foshnja është qënie njerëzore - ky është problem krejt tjeter. Faktet nuk ndryshojnë sipas qejfit apo rrethanave personale.
VII. Aborti, që sot duket si ligj perparimtar dhe liberal, në të vertetë është legalizuar në Europë fillimisht nga nazistët për arsye eugjenike-raciste, pastaj edhe nga komunistët. Në ShBA klinika më e madhe e abortit “Planned Parenthood” është hapur nga Margaret Higgins Sanger – e cila ishte raciste që kishte qëllim që më anë të abortit të ulte demografinë e komunitetit me origjinë afro-amerikane. Në shtete perendimore si Islanda, dhe shtete tjera, foshnjët me sindromën doën abortohen masivisht. Në Ballkan, sidomos në Mal të Zi, foshnjet abortohen më së shumti në bazë gjinore – d.m.th. abortohën fetuset e gjinisë femrore! Pra, perveç abortit për shkaqe raciste, ka aborte edhe për shkaqe shëndetësore dhe gjinore. Jo më kot argumentet pro-abortit dhe pasojat e tij jane jashtezakonisht dehumanizuese dhe mizogjiniste!
VIII. Pasojat e legalizimit te abortit ne ShBA
Që nga aprovimi i ligjit „Roe v. wade“ i vitit ‘73, në ShBA janë kryer mbi 60 milione aborte – shifër e llahtarshme! Termi i lejuar për abort kishte kaluar kufijtë, në disa shtete liberale të SHBA-ve po diskutohej të lejohej edhe aborti në fazat e fundit të shtatzanisë (ide qe mbron senatorja Nancy Pelosi), madje edhe raste krejt ekstreme që politikanë demokratë në ShBA mbrojnë abortin mbas lindjes. Legalizimi i abortit, nga ana tjetër, si pasojë e revolucionit majtist kulturor, ka shkaktuar fillimisht humbjen e përgjegjësisë së të rriturve, që ndikoi pastaj në rënie të ndjeshme të martesave, rritje të divorceve dhe në rritje është fenomeni i “hook-up culture” (kryerja e marrdhënieve seksuale me njerëz të panjohur për një natë).
IX. “Çfare do ndodhe me rastet e përdhunimeve dhe incestit? – ky është një nder argumentet më të zakonshme, madje shpesh bëhet të duket sikur argumentojnë abortin vetëm për këto raste ekstreme. Por statistikat vërtetojnë të kundërtat. Rastet e incestit dhe perdhunimeve, që përdoren zakonisht si argument, përbëjnë raste tejet të rralla. Pra, abortet që kryhen në ShBA për shkak incesti apo përdhunimi, statistikisht nuk janë mbi 0.5-1% . Shumica e aborteve bëhen për shkak të jetës së çthurur, të papergjegjshme-hedoniste. Nga kjo „perfitojnë“ më së shumti meshkujt pasi që nuk kane aspak pergjegjesi, dhe pasojat e rënda ua lënë femrave. Si i tillë, aborti është rrjedhimisht edhe mizogjinist.
X. Argumenti i varfërise dhe pamundësise ekonomike për të rritur fëmijë
Një argument tjetër i njohur pro-abortit është varfëria e prindërve. Pra thuhet se fëmija nuk mund të rritet në kushte të mira, kështu që më mirë të abortohet. Sipas kësaj logjike, fatkeqësisht sot të shpeshtë, për të zhdukur varfërinë menyra më e mirë na qenka vrasja e varfërve...? Ka organizata të shumta bamirëse që mbështesin materialisht dhe psikologjikisht nënat dhe familjet në nevoje, sidomos të shumta janë organizatat fetare si ato të Kishës Katolike. Në Shqipëri për shembull është Qendra për jetën „Shën Jozefi“. Vrasja e fëmijeve me argument ekonomik është thjeshtë e papranueshme dhe e turpshme! Siç thoshte Shën Nëna Terezë, vrasja e foshnjeve në bark të nënës është varferia me e madhe në botë!
XI. Korporatat dhe bizneset e ndryshme private në vende të ndryshme perendimore u ofrojnë punëtoreve të tyre femra pagesë për abort, por jo edhe mbështetje financiare apo pushim me pagesë mbas lindjes. Përkundrazi, shumë femra pushohen nga puna për shkak të shtatzanisë. Për këtë flitet shumë pak, ndonëse kjo nuk është aspak e drejtë!
Si përfundim, çdo shtet duhet të mbrojë me ligj dhe të mbështese politika që ndihmojnë financiarisht nënat e reja, prindërit e rinj, veçanërisht ata prindër që kanë vështirësi financiare. Fëmijet janë shumë më të vlefshëm se ideologjitë, hedonizmi, karriera apo kapitali. Jeta e është e shenjte dhe duhet ta mbrojme me çdo kusht!
Zoti i bekoftë ShBA-të që mbrojnë jetën, që mbrojnë dinjitetin, që mbrojnë të ardhmen!
Të fundit
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin
24 July 2026, 11:31
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
24 July 2026, 11:16
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18
Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia
23 July 2026, 19:50
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
23 July 2026, 18:21
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
23 July 2026, 18:04
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
23 July 2026, 17:48
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
23 July 2026, 16:29
Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet
23 July 2026, 15:42
Dronë 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore
23 July 2026, 15:21
Zbardhen 7 raste vjedhjesh në Durrës, arrestohet 29-vjeçari
23 July 2026, 15:07
Po denonconte live dhunën e policisë, Edison Lika shoqërohet për në polici
23 July 2026, 14:57
Nga Bovilla në Adriatik: Ujëra të ndotur kudo!
23 July 2026, 14:45
Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023
23 July 2026, 14:31
"Mos i mbroni plehrat", mesazhi simbolik i protestuesve për Policinë
23 July 2026, 14:21