Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Vila e Enverit, mbesa e Hysniut, i biri i Kristaqit dhe një demonstrim i ‘mallkimit francez’ në Shqipëri
Alfred Lela
Sot kanë ndodhur disa ngjarje që lidhen me dje, por sidomos me të djeshmen dhe të sotmen e Shqipërisë. Ambasada e Francës ka dalë me një reagim publik, ku dënon ‘me forcë’ dhunën, sipas tyre, ushtruar ndaj një ngrehine nën kujdestarinë e një fondacioni francez. Për ata që nuk e dinë, bëhet fjalë për ish-vilën e diktatorit Hoxha, tashmë njëfarë rezidence arti, mbiquajtur ‘Art Explora’.
Po sot, Edi Rama, i biri i Kristaqit, një skulptori të lidhur me regjimin e Hoxhës, anëtar i Komitetit Qendror, u shfaq në oborrin e kësaj vile për të kënduar një himn vaji mbi shkrumbin dhe blozën imagjinare, shkaktuar nga ‘armiqtë e kllasës’, kundërshtarët politikë në opozitë. Korbi nuk bën lajm kur kërkon karkasa, por kë kishte në krah filo-francezi, kryetari i Partisë Socialiste? Të mbesën e Hysni Kapos, një shoku të shokut Enver, një anëtari të Komitetit Qendror, një udhëheqësi që ndërroi jetë në një shtrat spitali parizien. Në të njëjtën ditë, një deputet socialist, me një emër à la française, shpërdnante në rrjete sociale deklaratën e Ambasadës ‘së tij’, me një koment shtuar, ku lidhte partinë kryesore të opozitës me diktaturën.
Sforcimi i tij për këtë paralele është i stërvjetëruar, duke qenë se të majtët, prej tri dekadash mundohen ta kompleksojnë të djathtën, duke i thënë se është gjysma e Partisë Komuniste. Paradoksalisht kështu, çka tregon se edhe ata vetë nuk ndihen të qetë në lëkurën e tyre të kuqe!
Paradoksi i njëmendtë qëndron diku tjetër. Të njëjtit deputet, gjashtë muaj pasi u zgjodh, i arrestuan të vëllanë si anëtar të bandave të Durrësit. Në përgjimet e SPAK dilte edhe emri i deputetit dhe nënteksti se ai ishte në Kuvend si ‘porosi’ e bandave për Partinë Socialiste. As kjo e fundit nuk u distancua dhe a deputeti nuk e dorëzoi mandatin.
Çfarë do të kishte ndodhur në Francë?
Nuk e dimë këtë. Për gjëra të tilla Ambasada franceze nuk flet. Sepse, këto gjëra janë me shpenzimet e shqiptarëve. Kur ndodh diçka me shpenzimet e tyre ata hidhen ama, si gjeli në majën e simbolit të tyre kombëtar. Dhe, kanë të drejtë. Por nuk mund të na e mohojnë edhe ne të drejtën për t’u habitur dhe ironizuar.
Reagimi francez është një elitizëm i çartur dhe i panevojshëm. Në mos një anim politik i bazuar në raportet, që mbesa e shokut të armëve të diktatorit Hoxha u ka dërguar, dhe Ambasada ka vendosur të mbrojë filo-francezët në të majtë të spektrit politik shqiptar.
Ama, ata duhet ta dinë se, ne këtu e dimë dhe shohim se si, p.sh. jelekverdhët dogjën dhe dhunuan shumë më shumë se sa dëmi i dhjetë flakadanëve në vilën e diktatorit në Tiranë. Për disa cent në çmimin e naftës, jo disa qindra miliona të vjedhur nga ‘francezët’ e Tiranës. Kjo sa për të vendosur një përkufizim të çfarë është dhunë, e çfarë jo.
Por, ne dimë gjithashtu se, pjesë e parave të BE-së të dhëna Shqipërisë nëpërmjet fondeve IPARD, janë edhe eurot e takspaguesve francezë. Në këtë rast kanë humbur qytetarët e të dy vendeve, francezët që i dhanë dhe nuk shkuan ku duhej, dhe shqiptarët e duhur (fermerët) që nuk i morën. Ambasada nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë, dhe as për abuzime të tjera. Në këtë kuptim, deklarata e tyre, të paktën në rrafshin e marrdhënieve publike është një la calamité.
Por, ka një rrënjë më të thellë që i ngërthen fijet franceze në këto ngjarje, dhe lidhet me historinë e thuajse shekullit të fundit. Franca me idetë e saj, me revolucionin e 1830 dhe atë të 1968, me komunizmin dhe internacionalizmin, ka frymëzuar dhe furnizuar në Shqipëri një aradhë të plotë politikanësh e veprimtarësh, më i rëndësishmi prej të cilëve u bë Enver Hoxha. Kjo kërkon një trajtesë më të gjatë, por shkolla franceze në politikë triumfoi duke i dhënë fund dojç kulturës, që bazohej te shkolla gjermano-austriake, e cila u shkimb pas Luftës së Dytë Botërore. Trashëgimia filo-franceze vijoi pas fitorës së komunistëve me Hoxhën dhe përfaqësohet dhe personifikohet sot nga socialisti progresist, Edi Rama. Si frymë e kësaj shkolle duhet parë edhe çiftëzimi i tij me Aleksandër Vuçiçin e Serbisë, vendit të parapëlqyer të Francës në Europën juglindore.
Si vijim i këtij zotërimi duhen kuptuar edhe përpjekjet, por pafuqia e shkollave të tjera, për shembull anglo-amerikane, për të zënë vend qendror në politikën e Tiranës pas rënies së komunizmit.
Gërshetimi i gjithë këtyre ngjarjeve në pak ditë mund të jetë rastësi. Por, edhe demonstrim i një përbetimi të gjatë, rrënjët e të cilit vijojnë të prodhojnë fleur du mal për Shqipërinë. ‘Mallkimi francez’ vijon me Edi Ramën, dhe ndoshta me të merr fund edhe sundimi i filo-francezëve në Tiranë.
Që do të jetë një lajm i mirë për Shqipërinë.
*Pikëpamjet në këtë shkrim janë personale, dhe nuk lidhen me asnjë organizatë, qendër apo parti politike
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56