Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Viti kur Rama kërkoi ‘timonin vetëm për vete’, dhe koha kur fshiu numrin e shasisë
Alfred Lela
Në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama e kërkoi për vete dhe i vetëm timonin e qeverisë. Katër vjet para kësaj ai u stërmundua për një koalicion të gjerë, ku futi- me lutje- edhe Ilir Metën, kundër të cilit kishte nxjerrë trupat në shesh më 21 janar, por edhe 'qelbësirat' e kërkuara nga një analist pranë së majtës. Historia e gjatë shkurt, Rama i thirri, i mbajti dhe i shtoi ‘qelbësirat’, por me shprehjen ‘timonin për vete’ ai kishte në mend me shume se kaq: një qeverisje gjithnjë e më apolitike, përherë e më atipike.
Fundet dhe fillimet e viteve kanë zakonin e bilanceve, dhe një të tillë mund të bësh edhe për Edi Ramën. Nuk ka rëndësi sasia, edhe pse bilancet janë kualifikim apo renditje numerike, por cilësia.
Nëse operon me numrat, mund të thuhet se Edi Rama ka humbur pjesën më të madhe, apo kryesore, të ekipit me të cilin erdhi në pushtet në vitin 2013. Pavarësisht kësaj, këmbëngulja e tij është numerike dhe shprehet në marrëzinë e deklaratës se nuk i bëhet vonë kush bie në burg, sepse socialistët janë 800 mijë.
Ai refuzon numeralin e arrestimeve dhe hetimeve të ministrave, deputetëve dhe bashkpunëtorëve të afërt, sepse ai beson se në Shqipëri, rrjedhimisht në qeveri, ka rëndësi vetëm ai. Edhe pse bie në paradoks, duke pretenduar se vetëm ai ka rëndësi dhe ai i bën zgjedhjet, por duke refuzuar të mbajë kostot e tyre. Si bir i ketij paradoksi ai shfryn përpara në krye të një karvani që po sfilitet dhe zvogëlohet, jo nga kundërshtarët, por nga veset dhe babëzia.
Shprehja e Ramës ‘qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara’, as mund të përdoret më. Numri i 'qenve' po shtohet, por po zvogëlohet karvani. Jemi thujase në pikën e thyerjes, kur në krye të karvanit mund të mbetet i vetëm, me timonin e 12 viteve në dorë dhe jo shumë për të treguar, veç qeverisë që i ka rënë. Por, Edi Ramës nuk i ka rënë vetëm qeveria, në kuptimin e numrave, atij i ka rënë kuptimi politik, arsyeja se pse bëhen garat, fitohen zgjedhjet dhe ndërtohen koalicionet apo qeveritë në demokraci.
Vullneti i 83 mandateve parlamentare të sovranit, me të cilin kuturisi të ngushëllonte veten në mesazhin e fundvitit është një iluzion. Në një demokraci të njëmendtë, vullneti i sovranit transferohet te deputetët, të cilët formojnë qeverinë, e cila më pas funksionon sipas disa standardeve të paracaktuar, disa prej të cilëve të shkruar, disa jo.
"Qeveria Rama" prej kohësh nuk funksionon si e tillë, çka e bën edhe përrallën me '83 mandatet e dhëna nga sovrani' një dokërr hinit para oxhakut surrelas dhe surreal të fundvitit.
Dy zëvendës kryeministra, disa ministra kyç, ndër ta një i Brendshëm, kryebashkiaku i metropolit, disa deputetë dhe disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë, formalë dhe informalë, e bëjnë Ramën kryeministrin më të dështuar të shtetit shqiptar që nga 1912-a. Ai mund të mbajë pushtetin, edhe pasi ka humbur kuptimin e tij, dhe vetë fakti që e bën këtë dëshmon, se qeveria nuk buron nga sovraniteti i votes, por bash nga mungesa e tij.
Thënë në terma të makinerieve, Edi Ramës i është fshirë numri i shasisë. Ai mund ta ketë ende timonin e marrë në 2013, por nuk ka më një makinë të identifikueshme si ‘qeveria e Partisë Socialiste’. Paktin e lidhur në Shkodër në vitin 2013, me socialistët e Ilir Metës dhe ata të Europës, për një qeveri të majtë ‘të popullit’, ai e ktheu shpejt në përbetimin për ‘aleancën e qelbësirave’.
Gjatë gjithë kësaj kohe, nën këtë targë, ka fituar shumë financiarisht, është fuqizuar shumë në numra kategorikë, por ka humbur shumë më shumëçka tjetër. Ajo që Sali Berisha, në vitin 2017, perifrazoi si ‘narkoshtet’, tashmë është bërë kryetemë dhe kryetitull i shumë mediave të huaja, nga Jugu i Europës në Veri të Amerikës.
Gjasat janë që Rama të bëjë atë që din më mirë: të ndërtojë qeveri laramane, publicitare, të pakuptimta duke kujtuar se, me mungesën e kuptimit do të vijojë të hutojë publikun dhe partnerët. Një kurth, sado i elaboruar, nuk mund të funksionojë pa fund. Dhe në atë fund ka arritur Rama. Që do të thotë, një qeverie re ‘spektakolare’, nuk mund ta fshehë më, as kokën e problemit, as atë se problemi qelbet dhe zgjidhet nga koka.
Qeveria e Partisë Socialiste nuk ka më një numër shasie. Ajo është një makinë me të cilën mund të bredhësh në lagje, por nuk i kalon dot kufijtë dhe doganat. Ajo nuk mund të identifikohet më as si qeveri, as si e Partisë Socialiste, as si e Shqipërisë, por si një sekt i vogël i kapur te pushteti me mjete dhe metoda apolitike. Si i tillë, çdo ditë në pushtet është një lajm i keq për qeverisjen, Partinë Socialiste, dhe sidomos Shqipërinë.
Për ata që pyesin “cila është alternativa?”, u duhet përgjigjur, si të gjithë xhepistëve, që nuk kanë hallin e vendit, por të fijeve që u priten nëse Rama bie. Alternativën e nxjerr gjithmonë një proces zgjedhor i ndershëm, pa ndërhyrje, pa forcë dhe pa qelbësira!
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56