Flash News

KRYESORE

Operacion anti-mafia në Itali, 70 të arrestuar dhe miliona euro të sekuestruara

Operacion anti-mafia në Itali, 70 të arrestuar dhe miliona euro

Një operacion i madh antimafia është zhvilluar nga policia italiane në Brescia. Në pranga janë vënë 70 persona. Po ashtu Guardia Di Finanza ka sekuestruar 35 milionë euro.

"Gjithsej dyqind njerëz janë nën hetim në kontekstin e këtij hetimi delikat nga rrethi antimafia i Brescias”-tha kryeprokurori i Brescia Carlo Nocerino, raporton Ansa. 

70 urdhra ndalimi janë lëshuar, disa me burg e disa me qëndrim në shtëpi. 'Hetimi kompleks është i ndarë në tre faza hetimore, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo e krimit të organizuar'-raporton Ansa.

Të fundit