Flash News

KRYESORE

Operacion antidrogë në Fier dhe Durrës, 7 të arrestuar

Policia e Shtetit ka realizuar dy operacione anti-drogë në qytetet e Fierit dhe Durrësit, ku në pranga kanë rënë shtatë persona. Një sasi e konsiderueshme droge e llojit çokollatë është sekuestruar nga uniformat blu.

Në operacionin “Befasia” në Patos të Fierit janë arrestuar shtetasit A.L, 55 vjeç dhe A.L, 26 vjeç (Babë e bir).

Gjatë operacionit  policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Në operacionin “Vazhdimësia” në Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.Ç., 53 vjeç; G.K., 38 vjeç; I.K. 50 vjeç; R.K. 25 vjeç; L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje.

Këta shtetas gjatë operacionit u kapën pranë stacionit të trenit Lushnjë me nje sasi prej 21 kilogramë  lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të fundit