Flash News

KRYESORE

Operacion blic në Portin e Durrësit. Shoqërohen 23 persona

Operacion blic në Portin e Durrësit. Shoqërohen 23 persona

Sot në Portin e Durrësit është zhvilluar një operacion blic ku janë shoqëruar 23 persona.

Sipas televizioneve informative policia ngriti dyshime për prani të lëndëve narkotike në port.

Operacioni “Porti i Pastër” synon kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexhave apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

Policia njofton se gjithsej janë kontrolluar 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete, si dhe rreth 770 persona.

Në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë.

Në operacion u përfshinë 380 forca policore, kryesisht të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, e të Policisë Kufitare, si dhe u përdorën edhe 10 qen antidrogë e 2 drone.

Të fundit