Flash News

KRYESORE

Operacion kundër emigrantëve të paligjshëm në SHBA, 700 të arrestuar

Operacion kundër emigrantëve të paligjshëm në SHBA, 700

Rreth 700 emigrantë pa dokumente janë arrestuar nga agjentët federalë në SHBA  gjatë një operacioni në fabrikat e përpunimit të ushqimit në Misisipi.

Operacioni u shoqërua me protesta nga të afërmit dhe miqtë e emigrantëve të arrestuar, që kërkonin lirimin e tyre.

Sipas dëshmitarëve disa nga emigrantët u përpoqën të largohen, por autoritetet arritën t’i kapin. Rreth 680 prej tyre janë nga Amerika Latine.

Zyrtarët e agjencisë së Emigracionit dhe Doganave thanë se emigrantët u dërguan në një bazë ushtarake për t’iu nënshtruar një procesi verifikimi. Disave prej tyre iu vendosën vëzhgues elektronikë në kyçit e këmbës, në pritje të caktimit të një date për procesin gjyqësor.

Muajin e kaluar Presidenti Donald Trump njoftoi zhvillimin e një seri operacionesh në të gjithë vendin, duke paralajmëruar arrestimin e mijëra emigrantë të paligjshëm.

Të fundit