Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Operacionet anti-drogë në Greqi, polica arreston shqiptarin e kërkuar nga Interpoli
Policia greke ka përfunduar me sukses një nga operacionet anti-drogë, duke vënë në pranga një shtetas shqiptarë. 18 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është një i shumë kërkuar nga Interpoli Tirana për “tentativë vrasje”.
Ndërkohë Prokuroria e Kretës po heton për këtë çështje nëse ka të përfshirë të tjerë në këtë ngjarje.
Gjithashtu policia Greke ka përfunduar me sukses edhe një tjetër operacion ku ka vënë në pranga 4 persona, tre shtetas shqiptarë dhe një grek. Sipas informacioneve ky grup operonte në Athinë. Mes të arrestuarve është dhe një 49-vjeçar, i cili cilësohet si kreu i grupit. Po ashtu janë arrestuar transportuesi i grupit, taksist grek 57-vjeç, një shqiptar 43-vjeç dhe një grek 56-vjeç, ky i fundit përdorues droge. Në përfundim të këtij operacioni janë sekuestruar 6 kg 265 gram marijuanë, 130 gram hashash çokollatë, 145 gram përzierës, sasi të vogla heroine e kokaine, 1 peshore, 820 euro, 4 celulare.