Flash News

KRYESORE

Operacionet e dështuara për “Eskobarin e Ballkanit” dhe Lul Berishën, deputeti i PD tregon kush e dekonspiroi

Operacionet e dështuara për “Eskobarin e Ballkanit” dhe

Ditën e djeshme u zhvillua një operacion i gjerë në 12 qytete të vendit dhe u goditën 4 grupe kriminale, duke vënë në pranga 27 persona, mes tyre edhe dy ish-deputetë të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Krahas arrestimeve, pati edhe operacione të pasuksesshme siç ishte aksioni për kapjen e Klement Balilit dhe Lul Berishës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia reagon duke thënë se operacioni u dekonspirua nga vetë kryeministri Edi Rama, kur ishte i ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë’ këtë të premte.

“Edi Rama dekonspiroi "super" aksionet e policisë të iniciuara nga partneret e huaj. Natën përpara në emisionin Zonë e Lirë ai lajmëroi miqtë e tij kriminele:

"Edhe nesër edhe pasnesër flas nesër pasnesër jo në te ardhmen; edhe nesër edhe pasnesër do të ketë goditje të reja, do vazhdojnë goditjet"

Kësaj i thonë, ikni se do vijmë t’ju kapim!”, shkruan Spahia.

Të fundit