Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Operacionet ushtarake në Siri, Mogherini kundër Turqisë: Po i hap rrugën ringritjes së ISIS, kërcënim për Europën
Zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, gjatë një konference për mediat shprehu shqetësim për operacionet ushtarake të Turqisë në Siri. Ajo tha se operacione të tilla po i hapin rrugë ringritjes së ISIS.
Në qëndrimin e saj zyrtarja e lartë u shpreh qartë se nuk mbështet Turqinë për këtë operacion ushtarak.
“ISIS nuk është mundur plotësisht. Ne kemi një shqetësim të thellë që operacioni ushtarak i Turqisë po i hap rrugën ISIS për të ringritur territoret. Ka një shqetësim serioz, një prioritet sigurie për Europën. Kjo është relevante jo vetëm për BE por edhe për Irakun. BE nuk ka qenë aktor ushtarak në Siri, sepse ka shumë ushtri në Siri. BE nuk është i aftë të ndalojë operacionet luftarake të Turqisë”-tha ndër të tjera Mogherini.
Po ashtu Mogherini shtoi se ka një BE ka ndërmarë angazhim për krizën humanitare të refugjatëve dhe njerëzve në nevojë.
“Kemi miratuar konkluzionet për naftën në Mesdhe, duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë”, shtoi Mogherini.