Flash News

KRYESORE

Operacioni antidrogë në Vlorë, arrestohet 59 vjeçarja

Operacioni antidrogë në Vlorë, arrestohet 59 vjeçarja

Operacioni policor i antidrogës në Vlorë i koduar “BYPASS”, ka arrestuar shtetasen Luljeta Kapaj në lagjen “Kushtrimi”, pasi në banesën e saj është konstatuar rreth 75 kg lëndë narkotike në banesën e tyre.

Menjëherë policia ka arrestuar në flagrancë 59 vjeçaren Luljeta Kapaj si poseduese e lëndës narkotike dhe shpalli në kërkim djalin e saj, 32 vjeçarin E.K si bashkëpunëtor në krim.

Materialet në ngarkim të tyre, u referuan në Prokurori, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar "BYPASS". Sekuestrohen 75 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë pronarja e banesës ku u sekuestrua lënda narkotike, si dhe shpallet në kërkim djali i saj Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me "Delta" Forcën, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në një banesë në lagjen "Kushtrimi" mund të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar "BYPASS".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen ''Kushtrimi'', në banesën e shtetases Luljeta Kapaj është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidona plastikë dhe në 4 thasë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen: - Luljeta Kapaj, 59 vjeçe, banuese në Vlorë, si poseduese e lëndës narkotike: Gjithashtu në vijim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim policor djali i saj, shtetasi: - E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë. Vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e këtij të fundit, si i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet në ngarkim të tyre, u referuan në Prokurori, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Të fundit