Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Operacioni antidrogë nga tri shtete, kapen 2 ton marijuanë, policia italiane publikon videon
Operacioni trepalësh Shqipëri- Mal i Zi- Itali që u krye ditën e premte, dhe u finalizua me sukses në kapjen e gomones dhe trafikantëve të drogës pas 5 orësh ndjekje, është pasuruar me të tjera detaje nga hetimi i policisë italiane.
Së fundmi mediat italiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksionin e ditës së premte, të koduar “Triton”. Ndërkohë që bëhet i ditur dhe identititeti skafistëve, shtetasit shqiptare më inicialet B. B 42 vjec dhe J.H 31 vjeç, janë të dy nga qyteti i Vlorës.
Ndërkohë që policia italiane ka arritur të nxjerrë marijuanë nga deti. Sipas të dhënave bëhet fjalë për 2.2 ton marjuanë. Sasia e marjuanës ishte e paketuar në 110 pako dhe raportohet ajo kap vlerën e 20 milion eurove.
Pas arrestimit, skafistët kanë refuzuar të tregojnë se kush është “bossi” i tyre, ndërsa kanë pranuar se për punën që kryenin do të paguheshin nga 2 mijë euro secili. Ndërkohë kanë deklaruar se nuk e mbajnë mend vendin nga u nisën nëse ishte Vlora apo Lugina e Vilunit.