Flash News

KRYESORE

Operacioni italo-shqiptar, Lleshaj: Provë e qartë për çmontimin e krimit të organizuar

Operacioni italo-shqiptar, Lleshaj: Provë e qartë për

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se operacioni i përbashkët Shqipëri-Itali është provë për çmontimin e krimit të organizuar.

“Një tjetër goditje e rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë e Italisë. Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të të dy vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar. Operacioni vazhdon”, shkruan Lleshaj në Facebook.

Kujtojmë që Prokuroria e Leçes pati lëshuar 27 urdhër-arreste dhe gjashtë prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri.

Të arrestuarit në vendin tonë janë shtetasit:

Luka Beqiraj

Bilbil Kabello

Arbnor Hoxhaj

Denis Pashaj

Kujtim Elmazi

Kristian Llanaj

Ndërkohë, shqiptarët e arrestuar në Itali janë:

Dorian Alikaj

Altin Avduramani

Ajet Cepaj

Klaudio Fani

Artur Malo

Raul Xheninaj.

Të fundit