Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Operacioni ndërkombëtar/ Goditet grupi kriminal që trafikonte kokainë në BE, në Shqipëri arrestohet kryetari
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e krimeve të Rënda në bashkëpunim me Europol-in finalizuan me sukses operacionin “Goldfinger” ku goditën një grup kriminal i cili trafikonte kokainë në Evropën perëndimore.
Operacioni ndërkombëtar u udhëhoq nga autoritetet e hetimit në Danimarkë dhe në total u arrestuan 42 persona, dy prej të cilëve në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, operacioni u shtri në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri.
“Autoritetet daneze të hetimit si vend lider i këtij hetimi, bashkëpunuan me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, që në fazën e hetimit proaktiv, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal që vepronte në shtetet e mësipërme, në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, etj.”, njoftoi policia shqiptare.
Sot, në koordinim të plotë me EUROPOL, autoritet e hetimit të Danimarkës, ato të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Shqipërisë, realizuan goditjen në një kohë, të këtij grupi kriminal.
Sipas informacioneve të marra, ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së.
Gjithashtu u sekuestruan 40 kg kokainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme.
Në Shqipëri gjatë fazës operacionale u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Tiranë dhe Korçë, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mëngjesin e sotëm në Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, me rol aktiv (kryetar i grupit kriminal), për veprat penale: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë që u shpall në kërkim një shtetas tjetër, por për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura gjeneralitetet.
Nga policia shqiptare,u sekuestruan rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro.
Ky operacion u përshëndet edhe nga ministri Sandër Lleshaj, i cili përmes një postimi në “Tëitter”, tha se kjo ishte një goditje e fortë ndaj krimit të organizuar.
“Goldfinger”, operacioni i koordinuar nga EUROPOL, ku merr pjesë Policia dhe Prokuroria Shqiptare, godet fort në Europë dhe në Shqipëri. Pjesë e goditjes janë shumë pjestarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale. Kjo goditje e radhës provon pjekurinë, motivimin, besueshmërinë dhe profesionalizmim e lartë të organeve tona ligjzbatuese”, shkruan Lleshaj.