Flash News

KRYESORE

Operacioni në Kosovë, ndalohen dy anëtarë të stafit të OKB-së

Gjatë operacionit policor në veri të Mitrovicës janë plagosur 4 policë dhe dy protestues, ndërsa janë shoqëruar disa policë, qytetarë, e madje edhe dy anëtarë të stafit të OKB-së, shkruan në një reagim publik UNMIK-ut.

“Të dy anëtarët e stafit u transferuan më pas në spital për trajtimin e lëndimeve. Jemi duke vendosur rrethanat e sakta, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren”, thekson UNMIK.

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të anëtarëve të stafit të OKB-së, duke shtuar se “çdo dëm ndaj stafit të Kombeve të Bashkuara do të plotësohet me shkallën më të lartë diplomatike dhe përgjigjet ligjore ndërkombëtare”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që t’iu përmbahen parimeve të sundimit të ligjit dhe dinjitetit për të gjithë për jetën, lirinë dhe për të ndihmuar në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në këtë zonë”, thuhet nga përfaqësuesi i UNMIK.

Të fundit