Flash News

KRYESORE

Operacioni në Lezhë, arrestohet presidenti i klubit të futbollit; dikur kërcënonte trajnerin se do e priste me kërbaç

Operacioni në Lezhë, arrestohet presidenti i klubit të futbollit;

Pas urdhër arrestit për futbollistin e Vllaznisë, Renato Malota mësohet se është arrestuar edhe presidenti i klubit të futbollit të Besëlidhjes, Gjok Noka.

Noka, i cili është Kryetar i Qarkut të Lezhës akuzohet për falsifikimin e dokumenteve  për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës. Në listë ai figuron me një emrin  Gjon Doka. 

Noka nuk është një personazh i panjohur për tifozët e futbollit, pasi ai njihet si një person që ka kërcenuar shpesh arbitra dhe trajner. Kështu, në vitin 2013 para një ndeshje të Kategorisë së Parë me Tërbunin, Noka paralajmeroi trajnerin e Tërbunit, Shahin Berberi se do e priste me kërbaç.

“Dyert e stadiumit “Besëlidhja” do të jenë të hapura dhe mirëpresim të gjithë tifozërinë dhe në mënyrë të veçantë, tifozërinë e zjarrtë pukjane, që është serioze, por që po e nëpërkëmb Berberi me matrapazllëqet e tij të fëlliqura. Edhe një herë po e theksoj: T’i harrojë pikët në Lezhë Berberi. Në Lezhë, në vend të pikëve, do të marrë kërbaç dhe gola të pësuar”, thoshte Noka.

Të fundit