Flash News

KRYESORE

Operacioni në zemër, Khedira mbetet jashtë fushave

Operacioni në zemër, Khedira mbetet jashtë fushave

Sami Khedira, mesfushori i ekipit të Juventusit, sot i'u nënshtrua një operacioni në zemër, i cili për fat të mirë përfundoi me sukses.

Kohët e fundit, futbollisti gjerman ka pasur probleme me rrahjet e zemrës dhe sigurisht që do t'i duhet pak kohë që të marrë veten nga ndërhyrja.

Për këtë arsye, Khedira nuk është thirrur në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Ndërkohë, klubi torinez ka bërë një njoftim në faqen zyrtare, ku lajmëron se 31-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj.

Kështu, Khedira, i cili ka shënuar dy gola në 15 paraqitje këtë sezon, mund të humbasë gjashtë ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve, mes tyre takimin me Napolin dhe ndeshjen e kthimit me Atleticon.

Të fundit