Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është larguar nga fshati Resulaj, ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa Drejtori i Policisë së Shteti, Ardi Veliu ndodhet aty për të drejtuar aksionin e kapjes së Ridvan Zykajt.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.
Ka dy dyshime për vendin se ku ndodhet autori; versioni i parë është se ai është fshehur në një shtëpi të braktisur, ndërsa versioni i dytë është se 24-vjeçari qëndron në një zonë të pyllëzuar, të cilën e njeh mjaft mirë pasi prej vitesh punon si bari.
Discussion about this post