Flash News

KRYESORE

Operacioni i policisë italiane, arrestohen 15 shqiptarë për vjedhje

Operacioni i policisë italiane, arrestohen 15 shqiptarë për

Policia Italiane ka vënë në pranga 15 shqiptarë pasi akuzohen si autorë të disa vjedhjeve.

Ky operacion është zhvilluar në disa zona të Italisë si Piemonte, Lombardia dhe Liguria, në kuadër të këtij operacioni, i cili ka nisur një vit më parë, janë vënë në pranga 15 shqiptarët të cilët akuzohen për 53 vjedhje banesash.

Gjatë periudhës së zhvillimit të këtij operacioni policia italiane ka vënë në pranga edhe 25 persona të tjerë, të akuzuar edhe ata për vjedhje.

Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarëve të arrestuar, ndërsa ata do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e dënimit.

 

Të fundit