Flash News

KRYESORE

“Operacioni policisë në Babicë u dekonspirua”

“Operacioni policisë në Babicë u dekonspirua”

Aksioni i zhvilluar mbrëm nga policia në Babicë të Vlorës ku u sekestrua 4.5 ton hashash është dekonspiruar. Deklaratën e ka bërë gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike për News 24.

Sipas Hoxhës operacioni nuk tapi sukses të plotë, pasi u kapën 4.5 ton drogë, por nuk pati arrestime. Sipas tij, ka pasur rrjedhje informacioni nga Prokuroria.

“Për ngjarjen e djeshme, operacioni i zhvilluar nga forcat Delta dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur një problematikë. Nuk është arritur sukses i plotë i operacionit, është kapur 4.5 ton drogë, por nuk ka të arrestuar. Dyshohet për një rrjedhje informacioni nga Prokuroria”, u shpreh Hoxha.

Të fundit