Flash News

KRYESORE

Operacioni, pranga 5 personave, u kapën me 42 kg drogë

Operacioni, pranga 5 personave, u kapën me 42 kg drogë

Pesë persona, dy shqiptarë e tre italianë, janë arrestuar në rajonin e Friuli Venezia Giulia, ndërkohë që u sekuestruan 42 kg marijuanë. Operacioni u realizua në zonën e qendrës tregtare të Fiume Venetos.

Katër persona u arrestuan menjëherë, ndërsa i pesti, njëri nga shqiptarët tentoi arratisjen, por u kap jo shumë larg parkingut, pa bërë aspak rezistencë.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe një Audi R6, me targa sllovene, në pronësi të njërit prej shqiptarëve, një Jeep Renegade, disa telefona celularë dhe rreth 1000 euro para fizike.  Sipas hetuesve, droga që vinte nga jugu ishte e destinuar për të gjithë tregun e verilindjes, ku shqiptarët kanë kontakte dhe rrjetin e tyre të trafikut.

Të fundit