Flash News

KRYESORE

Operacioni “VOL – VO 4”, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Operacioni “VOL – VO 4”, arrestohet një person i shpallur

Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar një person i cili dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin VOL - VO, në tetor 2018.

I arrestuari është shtetasi me inicialet E.GJ, 32-vjeç, banues në Lezhë i cili ishte rezultonte i shpallur në kërkim.

Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Shpërdorim detyre"  "Grup i strukturuar kriminal" "Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal" "Falsifikim i dokumentave" "Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve", " Shpërdorim i tokës".

Të fundit